FB

May 26, 2022 | 10:17

‘Binjaket më identike në botë’ ndajnë të dashurin dhe e nxjerrin në takime së bashku

Binjaket më identike në botë, nga Australia, ndajnë gjithçka me njëra-tjetrën – nga i fejuari, e deri te shtrati. Motrat shpesh dalin në takime me partnerin e tyre. Ato nuk ndajnë vetëm pamjen e jashtme, por edhe rrobat, shtretërit, ushqimin dhe madje të njëjtin të fejuar.

0_screenshot-101

Anna dhe Lucy Decinque, 35 vjeç, kalojnë çdo minutë të jetës së tyre së bashku, duke përfshirë edhe kohën në banjë. Motrat filluan të takoheshin me të dashurin e tyre Ben rreth 11 vjet më parë dhe kanë jetuar që atëherë si një çift i lumtur. Ben ua bëri pyetjen binjakëve vitin e kaluar, duke u dhënë atyre dy unaza, secila me tre shirita për t’i simbolizuar të gjitha. Ai tha: “Ana, ti je bota për mua dhe unë dua të kaloj jetën time me ty. Dhe Lucy, ti je bota për mua dhe unë dua të kaloj jetën time gjithashtu me ty. Unë ju dua, ju dua të dyve.” Por, binjakeve nuk u interesojnë mendimet e të tjerëve: “Nuk është vërtet e çuditshme për ne. Ne kemi një të dashur dhe të tre ndajmë të njëjtin shtrat. Ne jemi të lumtur.”

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.dailystar.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top