Mirëqenie

January 12, 2021 | 8:45

Blelor… bëj zgjedhjen inteligjente

Janë gjysma e bukurisë, sepse veshin shtëpinë. Qëndrojnë si një kornizë e bukur që nxjerr në pah vlerën e një vepre të çmuar. Sepse shtëpia për ne shqiptarët ka rëndësinë më të madhe dhe dekorimi i saj pa dyshim që merr vëmendjen kryesore.

Nga Orjona TRESA | Foto: Vlasov SULAJ

Perdet, të cilat kanë një dimension gjithëpërfshirës, bartin kuptimin e parë, sepse janë ato që kornizojnë gjithë elementët që kemi zgjedhur të mbushim shtëpinë. Janë bukuria, por edhe luksi i dukjes perfekte. 23 vite më parë lindi Blelor, salloni që në Tiranë do të merrte vëmendjen për arsye të zgjidhjes intelektuale mbi mënyrën e përzgjedhjes së perdeve, materialeve, përshtatjes në ambiente të ndryshme, aksesorëve shoqërues e gjithçka kërkonte mendimin e zgjuar për të pasur më të mirat në shtëpinë e vet.

Neta, një inxhiniere në profesion, në vitet e ethshme të ’97-ës, e gjeti veten në udhën e një biznesi për të cilin nuk e kishte menduar se do ta gjente veten aq të përfshirë. Një përkushtim që falë nivelit akademik por edhe intelektual, do t’ia shtronte më butë marrëdhënien me biznesin se sa të tjerë që as nuk e njihnin shkollën e të bërit biznes. E kështu, si me çelës magjik i dha dritë asaj që sot në rrugën “Mys ym Shyri” njihet si salloni i perdeve Blelor, e që prej 23 vitesh ka klientë që kthehen e rikthehen me kënaqësinë e shërbimit, bashkëpunimit të frytshëm dhe pozitivëdhënës që transmeton e zonja, Neta.

E krijuar që në vitin 1997, Blelor ka sjellë për klientët e kryeqytetit dhe jo vetëm, arredimin e kërkuar. Tekstile nga më të bukurat për perde, krevate, divane etj., që e kthejnë ambientin e shtëpisë në një oaz të vërtetë. Tanimë me një ridimensionim të punimeve të saj, Blelor sjell në fokus një gamë të gjerë artikujsh ku përfshihet kompletimi i hoteleve që nga letra murale, çarçafë, jastëkë, jorganë, batanije, rrobdëshambër, kuverta, perde dhe grila të gjithfarëlloj modeleve. Dëshmi janë kompletimi i disa prej hoteleve më të rëndësishme të Tiranës dhe në gjithë Shqipërinë.

Punimet e Blelor i karakterizon gjithmonë eleganca, luksi, kualiteti, inovacioni. Ekipi viziton çdo vit panairet më të mëdhenj të tekstileve në të gjithë botën, për të sjellë tek ju tendencat dhe zhvillimet më të fundit. Materialet e tekstileve janë pambuk, lino, mëndafsh, etj. Blelor kujdeset për kompletimin e ambienteve shtëpi, vila, hotele, zyra, bar dhe restorante.

 

 

 

 

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 153

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top