Këshilla & Arsye

May 30, 2020 | 8:02

Blerina Mërtiri: Pse maturantët janë kaq shumë të stresuar gjatë provimeve?

 

Pse dominon ankthi, frika se nuk do mund të bëjmë asgjë në provim?

Blerina Hima Mërtiri, mësuese CU, shkolla “Andon Xoxa” Fier

Blerina Hima Mërtiri, mësuese CU, shkolla “Andon Xoxa” Fier

Këto ditë të gjithë nxënësit në gjithë vendin janë përballur me stresin e provimeve të mbylljes së vitit shkollor. Megjithëse shkollat 9-vjeçare i kanë realizuar online studimet dhe provimet e mbylljes së vitit shkollor, ata kanë provuar veten për njohuritë e marra gjatë këtij viti. 

Këtë ndjenjë stresi e sheh sot në fytyrat e maturantëve.Nëse kalon nëpër klasat e shkollave të mesme, përballesh me një ndjenjë tensioni dhe pasigurie që nxënësit po shfaqin ditët e fundit në ambientet e shkollave. Kjo varet nga mënyra e perceptimit të çdonxënësi. 

Pasiguria është ndjenja që dominon në ditët e para të provimeve. Këtë pasiguri e sheh te nxënësit që janë të mirë dhe presin rezultate maksimale. Ata kanë tendencën që të jenë “perfeksionistë” dhe gjithmonë duan të jenë të parët. Ka pasur raste që nxënës të shkëlqyer që përgatiten shumë në fazën para provimit, por nuk arrijnë që t’ia dalin mbanë. Kjo ndodh për shkak se janë tepër të shqetësuar dhe kanë ankth në kohën që bëjnë provim. Pasiguria mund të krijohet edhe nga mungesa e përgatitjes së duhur.

1

Një nga shqetësimet e mëdha të provimeve është çrregullimi i ankthit:

tension i madh para provimeve

nerva të tendosura gjatë provimit

ankth pas provimit

Psikologët dhe përvojat këshillojnë se si duhet t’i menaxhojmë këto simptoma:

1.Stërvitjet e përshtatshme për të lehtësuar tensionin para provimeve.

Disa nxënës përballen me pagjumësi, shqetësime, etj. Mjekët kinezë sugjerojnë stërvitjet e përshtatshme si aerobi, për të lehtësuar tensionin psikologjik. Sportet e përshtatshme shkaktojnë shpenzim energjish dhe lodhje trupore, duke garantuar gjumë më cilësor.

2.Ngritja e vetëbesimit para provimit

Nxënësit duhet ta shohin provimin si një mundësi për të  treguar njohuritë që kanë marrë. E mira është që provimin ta nisni me zgjidhjen e ushtrimeve që jeni të sigurtë që i dini mirë dhe më pas ato që janë më të vështira për ju. Vetëbesimi gjithmonë ju sjell fat të mirë. 

3.Krijojini fëmijës tuaj mjedis harmonik familjar para provimeve

Prindërit duhet të krijojnë një mjedis harmonik familjar për fëmijën e tyre. Fëmijëve nuk duhet t’u mungojë mbështetja, pavarësish rezultateve. Një ditë para provimeve është mirë të argëtohen së bashku me shëtitje ose një darkë familjare, e cila mund të lehtësojë gjendjen  psikologike.

4.Konsumimi i ushqimeve të veçanta për të përmirësuar gjendjen psikologjike

Përveç pijeve të ëmbla dhe ëmbëlsirave, të cilat ulin nivelin e ankthit, përdorimi i bananeve përmirëson gjendjen e humorit.

5.Të bisedojnë me persona të matur, të cilët mund t’ju japin këshillat që ata vërtetë kanë nevojë në këtë periudhë.

6.T’i kryejnë detyrat e tyre me rradhë, pa u konfuzuar te vetja.

7.Mendoni suksesin tuaj. Mendoni sikur keni përfunduar testin dhe jeni të bindur që rezultati juaj ishte më i miri.

Stresi në vetvete është pjesë e sfdës, i cili mund të na ndihmojë për rigjallërimin e nervave, me qëllim, arritjen e rezultateve të mira në provime. Prandaj duhet t’u kushtojmë vëmendje të madhe ndikimeve pozitive të stresit të provimeve dhe këtë gjendje ta mbajmë nën kontroll.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top