Në fokus

June 29, 2020 | 8:09

Blerina Mërtiri: Shoqëria apo miqësia? Kush na nevojitet për më shumë pozitivitet?

 

Të përzgjedhësh miqtë tuaj është një lëvizje e zgjuar dhe nuk është veprim egoist apo snobizëm. Miqësitë mbështetëse dhe inkurajuese veprojnë në dy drejtime: kur keni nevojë për mbështetje dhe motivim, ata do të jenë aty për ju dhe, nëse miku juaj ka nevojë, do të jeni aty për të.

Blerina Hima Mërtiri, mësuese CU, shkolla “Andon Xoxa” Fier

Blerina Hima Mërtiri, mësuese CU, shkolla “Andon Xoxa” Fier

Urtësia popullore thotë se telashet nuk vijnë vetëm dhe nuk zgjidhen vetëm.

Sipas disa leksioneve të jetës së Bill Gates thuhet:

“Miqësia është si një kështjellë rëre, e vështirë ta ndërtosh e thjeshtë ta shkatërrosh dhe shumë e bukur ta rindërtosh”.

Para se të diskutojmë për miqësinë është mirë të shohim dallimin mes miqësisë dhe shoqërimit. Shoqërimi është hapi i parë që vjen mbas njohjes. Pas kalimit të këtij hapi arrijmë te miqësia. Dimë, se jo me të gjithë që shoqërohemi, miqësohemi. Shoqëri krijojmë me shumë njerëz për arsye të ndryshme (për arsye pune, udhëtimi, shkolle etj). Kurse miqësia është një lloj lidhjeje sociale e shoqëruar nga një ndjenjë dashurie e ndërsjellët që jetohet në mes dy ose më shumë personave.

Të parin brenda qenies tonë duhet të kemi virtytin, që më pas të kemi mundësinë të realizojmë miqësinë e vërtetë. Miqësia është vlerë, virtyt sepse nuk i lë vend interesit, hipokrizisë, mashtrimit, tradhtisë, thashethemeve, imponimit etj.

Aristoteli për miqësinë thotë: “Askush nuk do të dëshironre të jetonte pa miq edhe sikur të kishte të gjitha të mirat e botë. Miqësia e vërtetë është ajo që zgjat”.

Si ndikon miqësia në shëndetin fizik?

Një studim i Harvardit për gjendjen emocionale dhe fizike të personave pjesëmarrës 20-80 vjeç, tregoi për më të moshuarit se treguesi më i mirë për jetëgjatësinë e tyre nuk ishe pasuria që kishin arritur ose suksesi profesional, por marrëdhëniet miqësore te suksesshme qe ata kishin pasur.

Diçka e rëndësishme që duhet të mbani mënd është që rëndësi ka cilësia dhe jo sasia. Shumica e njerëzve nuk kanë më shumë se katër miq të ngushtë të vërtetë,por disa të tjerë e kanë hobi  të njohin dhe të përpiqen të kenë sa më shumë miq, pasojat.

Sa kohë duhet për të bërë një mik?

Jeff Hall, një profesor në Kansas, studioi marrëdhëniet shoqërore të nxënësve në kolegjin e tij dhe ai doli në përfundimin se duhen 50 orë për të konsideruar dikë mik dhe më shumë se 200 orë për ta konsideruar mik të ngushtë. Midis miqve të mirë ka një kimi ose një botëkuptim të përbashkët që në fillim. Ndoshta ne nuk e kuptojmë që në fillim, por ndodh realisht.

Sigurohuni që të rrethoheni me miq mbështetës, pasi këto janë llojet e miqësive që zgjasin dhe mund të sjellin ndryshime pozitive.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top