Kjo nekrologji u bë virale në Twitter për shkak të shkrimit jo të mirë që familja kishte bërë për 80-vjeçaren, që vdiq në Minesota: “Ajo braktisi fëmijët e saj, nuk do të na mungojë”.
Kathleen Dehmlow, gruaja 80-vjeçare që vdiq të enjten në Springfield, Minnesota, nuk duhej të ishte një person shumë i mirë, duke qenë se familja i kishte kushtuar një nekrologji të errët: “Nuk do të na mungosh”. Në lamtumirën e shpërndarë në Redwood Falls Gazette, familja ka treguar historinë e gruas.
Kathleen u martua me Dennis Dehmlow në vitin 1957 dhe kishte dy fëmijë, Gina dhe Jay. Pesë vjet më vonë ajo mbeti shtatzënë me vëllain e bashkëshortit të saj Lyle dhe u zhvendos në Kaliforni. “Ajo braktisi fëmijët e saj”, shkruhet në nekrologji, të cilët më pas u rritën nga prindërit e saj në Clements. Gina-s dhe Jay-s nuk do t’i mungojë dhe ata e dinë se kjo botë është një vend më i mirë pa të.
Burimi / today.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.