Në fokus

September 10, 2018 | 12:46

Personat, të cilët është mirë t’i mbani sa më larg…

Në jetë do të njohësh plot njerëz që do të largohen prej teje dhe po ashtu, edhe ti do të largohesh prej shumë njerëzve që do të bëhen pjesë e jetës tënde. Ndërkohë, në listën e mëposhtme do të gjesh disa nga llojet e njerëzve, prej të cilëve nuk duhet ta mendosh dy herë distancimin.

Nga njerëzit gënjeshtarë. Nuk ka gjë më të keqe se sa gënjeshtra. Edhe nëse ai person që të gënjen, të kërkon falje dhe të premton se nuk do ta bëjë më një gjë të tillë, thjesht fakti që të ka gënjyer një herë bën që të dyshosh për të gjitha gjërat e mëvonshme. S’mund t’i besosh më atij personi, ndaj përpara se gjërat të thellohen më tepër dhe ti të kesh pasiguri në çdo hap duke e lënduar edhe atë person për një gënjeshtër që ai mund të ketë thënë në të shkuarën, më mirë largohu ti prej tij.

Nga njerëzit që nuk të respektojnë. Një person që nuk të respekton, nuk meriton asgjë nga ty. Me njerëz të tillë mos e mendo dy herë largimin. Sapo ta vësh re një herë diçka që nuk shkon, apo një situatë, në të cilën në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk të respektojnë, largohu menjëherë dhe mos e mendo asnjëherë se mund të kesh bërë gabim. Nuk kanë për të respektuar me kalimin e kohës, thjesht më shumë do të bëjnë të ndihesh keq, nëse nuk largohesh prej tyre.

Nga njerëzit që të përdorin. Është kaq e shpeshtë diçka e tillë në ditët e sotme, saqë është bërë si diçka e zakonshme. Njerëzit nuk gjejnë dot një mënyrë për t’ia dalë vetë mbanë me gjërat që synojnë dhe fillojnë të mendojnë se si t’i përdorin ata që kanë pranë për të arritur drejt synimeve të tyre. Mos lejo që diçka e tillë të ndodhë edhe me ty. Mos lejo kurrsesi që të tjerët të përdorin ty si karrem për të arritur atje ku ata duan. Nëse sheh qoftë dhe më të voglën përpjekje, distancohu menjëherë nga njerëz të tillë.

Nga njerëzit që të bëjnë të ndihesh keq. Janë kaq të shumtë personat e tillë. Mund të ndodhë që të kesh edhe të afërm, të cilët nuk duan të shohin të korrësh sukses. Njerëz të tillë do të përpiqen në çdo moment që të bëjnë të ndihesh keq. Edhe kur ti të kesh arritur diçka në jetën tënde, ata do të bëjnë të mendosh se ajo është e parëndësishme, ose se nuk e ke merituar atë gjë. Për të mos u ndjerë keq dhe përherë si një person i pavlerë, distancohu më mirë nga njerëz të tillë dhe do të gjesh qetësinë e brendshme shpirtërore.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top