Këshilla & Arsye

October 7, 2020 | 8:08

CDC: “Koronavirusi mund të përhapet nga ajri”

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) postoi një rishikim të udhëzimeve të saj lidhur me koronavirusin, duke thënë se nganjëherë virusi mund të përhapet në rrugë ajrore. Sipas CDC-së, disa individë mund të infektohet nga ekspozimi ndaj virusit në masa të vogla spërklash, të njohura si aerosole, të cilat mund të qëndrojnë pezull në ajër për disa minuta, madje edhe disa orë.

Ndryshimi i udhëzimeve bazohet në studime që tregojnë se në disa rrethana të kufizuara, por jo të pazakonta një person i infektuar mund të përhapë virusin tek të tjerët që qëndrojnë më shumë se dy metra larg, ose rrezikun për infektim nëse individi ndodhet në mjedisin ku ishte personi i infektuar, megjithëse ai mund të jetë larguar pak më parë.

Në këto raste, thotë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), përhapja e virusit ndodh në mjedise të mbyllura me qarkullim jo të mirë ajri, sidomos gjatë aktiviteteve që kërkojnë frymarrje të thellë, për shembull fizkulturë, apo kur personi këndon.

Muajin e kaluar CDC bëri një koment të ngjashëm për rrezikun e përhapjes nga ajri të koronavirusit, por më pas e tërhoqi.

 

Burimi / VOA

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top