Marrëdhënie

February 28, 2019 | 8:20

Çdo burrë duhet ta vërë gruan e tij mbi çdo gjë tjetër

Një burrë duhet ta trajtojë gjithmonë gruan e tij sikur të ishte princeshë.

Kujtoni betimin që keni bërë para altarit? Në pasuri të mirë dhe të keqe, në shëndet dhe në sëmundje, në pasuri dhe në varfëri derisa vdekja t’ju ndajë. Nga ai moment e më tej na presin betimet e mërra të bëhen realitet, kështu që secili duhet të mbajë betimin e vet në të gjitha rrethanat.

2

Një çift që dëshiron të jetë i lumtur gjithmonë duhet t’i japë përparësi gjërave të duhura, një burrë duhet të ketë si qëllim parësor lumturinë e gruas së tij dhe duhet të angazhohet deri në fund për ta bërë martesën të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

Ja prioritetet që duhet t’i jepen gruas së dikujt:

Gruaja juaj vjen përpara familjarëve tuaj

Me siguri, të afërmit dhe prindërit janë shumë të rëndësishëm, por është mirë të mbahet parasysh se gruaja jonë është gruaja e jetës dhe për këtë arsye është mirë t’i jepet përparësi. Të ballafaquar me angazhime ekstra martesore, është mirë të diskutohet me gratë tona dhe të pajtohemi për angazhime të tjera. Duhet të ketë marrëveshje të plotë nga të dyja palët kur vendoset për të vizituar anëtarët e familjeve respektive.

1

Gruaja juaj vjen para miqve

Miqtë janë një pjesë thelbësore e jetës sonë. Megjithatë, një bashkëshort i mirë shkon tek miqtë e tij vetëm kur gruaja e tij bie dakord. Nëse nuk ndodh kështu, në këtë mënyrë ju ndoshta nuk e kuptoni plotësisht dallimin në mes të qenit i vetëm dhe i martuar.

Gruaja juaj vjen para të gjitha grave të tjera

Një burrë duhet gjithmonë të kuptojë për fatin që ka një martesë dhe që ka gruan e jetës së tij pranë. Nëse vendosim t’u kushtojmë vëmendje grave të tjera, në vend të gruas sonë, biem në botën e pabesisë (nëse shkon apo jo në shtrat).

Vëmendje për kohën që kalojmë në rrjetet sociale: martesa jonë mund të cenohet

Koha dhe energjia që përdorim kur hyjmë në rrjetet sociale (ose në internet) mund të përdoret për ta bërë gruan tonë të lumtur (dhe gjithashtu njerëzit përreth nesh). Nuk po themi të heqim përdorimin e rrjeteve sociale nga jeta jonë, por ajo që sugjerojmë është se, jeta reale vjen përpara asaj virtuale; ka burra dhe gra të martuara që shpenzojnë orë e orë (çdo ditë) përpara ekranit të telefonit të tyre celular në kërkim të kush e di se çfarë. Të jemi të vetëdijshëm për kohën që po humbasim dhe të përpiqemi ta përdorim atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Jeta është shumë e shkurtër për ta humbur atë me gjëra të tilla, pasi me kohën mund të pendohemi.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: leperlemigliori.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top