FB

September 3, 2021 | 9:00

Çfarë dimë për djegien dhe sa shumë dëm na shkakton gjatë tymosjes?

Nuk ka dyshime se tymosja është një zakon i dëmshëm si për njeriun që e pi cigaren, ashtu edhe për njerëzit rreth tij. Sidoqoftë, ka dilema në lidhje me se cili është përbërësi më i dëmshëm i cigares. Kërkimet tregojnë se problemi më i madh është tymi i cigares, i cili krijohet gjatë procesit të djegies. Edhe pse shumë njerëz nuk e lënë dot cigaren prej nikotinës, faktet tregojnë se ky përbërës në vetvete nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve që lidhen me cigaren.

0

Tymi i cigares çliron më shumë se 6 mijë substanca, nga të cilat 100 dihen se janë të dëmshme ose potencialisht të dëmshme. Procesi i djegies së një cigareje dhe çlirimit të tymit fillon në rreth 400 gradë Celcius. Kur një cigare quhet e ndezur, ka arritur temperaturën 900 gradë Celcius, duke çliruar kështu të gjitha substancat e dëmshme.

Ndërsa nikotina mund të çlirohet që në 250 gradë, prandaj edhe mund të përcillet duke e eliminuar djegien si proces. Të rriturit që pinë cigare duhet ta dinë se ka një mënyrë për të shmangur tymin e duhanit, dhe për të reduktuar risqet ndaj të cilave ekspozohen.

Kjo mënyrë janë alternativat pa tym, të cilat përfaqësojnë një hap përpara drejt reduktimit të riskut për të rriturit të cilët zgjedhin të mos e ndërpresin zakonin. Këtë shkenca e mbështet dhe shpesh e më shpesh dëgjojmë ekspertë të thonë se ka një zgjidhje për të përmirësuar cilësinë e jetës. Përgjigja ideale mbetet të heqim dorë përfundimisht nga duhani, por për të rriturit të cilët zgjedhin të vazhdojnë, më mirë është të zgjedhësh alternativat pa tym.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top