FB

September 3, 2021 | 13:18

“Luarasi” hap dyert për maturantët/ Dekani Bare: Kemi shumë kërkesa nga të rinj. Ja risitë për vitin shkollor 2021-2022

Universiteti “Luarasi” ka hapur dyert të enjten për maturantët e parë që u regjistruan për vitin e ri akademik.

Të dhënat nga studentët e parë të regjistruar flasin për nivel të lartë, gjë që provon vlerësimin pozitiv për universitetin me katër fakultete, atë të Shkencave Mjekësorë risi për këtë vit akademik, Fakultetin e Drejtësisë, të Ekonomisë dhe të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit.

pjimage - 2021-09-03T105613.533

DEKANËT

Dekanët e universitetit konfirmojnë njëzëri interesin e lartë dhe shprehin mirënjohje për të gjithë maturantët që vendosën të përvetësojnë dije te “Luarasi”, si mundësia më e mirë për një karrierë të sigurt dhe punësim të vlerësuar.

Në Universitetin ‘Luarasi’, në degët e shkencave mjekësore interesi i maturantëve është shumë i lartë për t’u regjistruar në programet Farmaci, Stomatologji dhe Infermieri. Kërkesat i kemi nga të gjitha rrethet, të cilët kërkojnë të studiojnë në fakultetin tonë. Kemi pasur kërkesa për transferime edhe nga jashtë vendit, si nga Italia, të cilët kërkojnë që të studiojnë te ‘Luarasi’ të tri degët e mjekësisë. Regjistrimet kanë filluar sot me ritëm shumë të mirë. U bëj thirrje maturantëve që kanë aplikuar dhe nuk kanë fituar në degët e tjera që në Universitetin ‘Luarasi’ ka kuota të lira dhe numër të konsiderueshëm”, u shpreh prof. Petrit Bare, dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Universiteti “Luarasi”.

“Interesi për Fakultetin e Drejtësisë te ‘Luarasi’ ka qenë një trend që çdo vit e më shumë shtohet. Fakt është që fakulteti ynë është brand, kemi pasur një numër të shtuar, kemi pasur më shumë kërkesa sesa kuota. Kjo na jep shpresë dhe besim pasi jemi në treg konkurrues dhe ndihemi krenarë. Për këtë ka qenë cilësia dhe standardi që ka bërë diferencën”, tha prof. Rezana Konomi, dekane e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti “Luarasi”.

Interesi i maturantëve gjatë ditës së parë të regjistrimeve për këtë vit të ri akademik pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit ka qenë tepër i lartë. Emri i këtij fakulteti është ngritur dhe ka një peshë të konsiderueshme në treg dhe sidomos degët Informatikë Ekonomike dhe Teknologji e Informacionit dhe Inovacionit, që ofrohen dhe kanë të ardhme të ndritur për studentët që i zgjedhin”, deklaroi prof. Indrit Beholli, dekan i Fakulteti të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit.

Që ditën e parë bankat e ‘Luarasit’ janë populluar me studentë të rinj. Ka studentë që janë regjistruar pranë Fakultetit Ekonomik, qoftë për Financë-Bankë, qoftë për Administrim Biznesi. Kjo fazë do të vazhdojë deri në 25 shtator, të gjithë studentët që kanë përzgjedhur ‘Luarasin’ janë të mirëpritur, me fazat 48-orëshe ata duhet të kontrollojnë veten ku janë”, tha prof. Mateo Spaho, dekan i Fakultetit Ekonomik, Universiteti “Luarasi”.

Programet e studimit në “Luarasi” janë të akredituara maksimalisht, çka e rendit ndër katër institucionet e arsimit të lartë më të mira në vend, si një opsion i lakmuar për të rinjtë.

Tashmë është e vërtetuar se mbi 80% e studentëve të “Luarasit” punësohen brenda 6 muajve pas diplomimit.

Maturantët: Na solli emri i mirë!

Vetë maturantët, veçanërisht ata që u regjistruan në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, treguan dje për mikrofonin e “News24” arsyet pse bënë “Luarasin” zgjedhjen e tyre të parë.

“Unë kam ardhur nga qyteti i Korçës. Kam ardhur të regjistrohem në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, në degën e Stomatologjisë në Universitetin ‘Luarasi’. ‘Luarasin’ e zgjodha pasi ishte një sugjerim nga njerëzit e mi të njohur. Ata më thanë se është zgjedhja më e mirë që mund të bëja, duke u regjistruar në këtë universitet për të ardhmen time. Kam dëgjuar për stafin pedagogjik, kam dëgjuar fjalë shumë të mira për dekanin, profesor Bara, kam dëgjuar që është shumë i aftë në profesionin e tij”.

Ndërsa një tjetër studente shton: “Zgjodha ‘Luarasin’, Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Farmacia është dëshira ime. Është profesion i lakmuar dhe të siguron një të ardhme shumë të mirë”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top