Në fokus

June 6, 2018 | 14:40

Çfarë do të thotë të kesh një motër? Këto fraza e përshkruajnë atë më së miri

“Një motër është një pjesë e fëmijërisë që asnjëherë nuk ka për të humbur nga ty”.

“Gjëja më e mirë e të pasurit një motër, është se unë kam pasur përherë një mikeshë pranë”.

“Një motër besnike është më me vlerë se 1000 miq së bashku”.

“Nuk ekzistojnë probleme që nuk mund t’i përballosh, t’i luftosh, t’i injorosh, apo t’i zgjidhësh më mirë se me motrën tënde përkrah”.

 “Motra: Një person që ka qenë, kudo ku ti ke qenë; dikush që e telefonon në çdo moment, sa herë që gjërat po shkojnë keq; më shumë se thjesht një familje; një mikeshë e përjetshme”.

“Kur unë them se e dua shumë motrën time, nuk nënkuptoj se e dua më shumë nga sa më do ajo mua. Unë dua të them, se e dua më shumë se përpara çdo debati që mund të kemi, më shumë se përpara çdo sfide që do të përpiqet të vendoset mes nesh”.

“Motra. Ajo është pasqyrimi yt, duke buzëqeshur drejt teje me një botë të tërë mundësish. Ajo është dëshmitarja që të ka parë ty në të gjitha momentet e lumtura dhe të trishtuara, dhe që gjithsesi të do me gjithë zemër. Ajo është bashkëpunëtorja jote në çdo prapësi, miqësia jote e përnatshme, dikush që e di se kur ti po qesh, edhe nëse përreth është errësirë. Ajo është mësuesja jote në çdo gabim dhe ndonjëherë, ajo është arsyeja se pse ti dëshiron të vazhdosh të jesh një fëmijë bashkë me të”. – Barbara Alpert

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top