Këshilla & Arsye

December 24, 2018 | 9:35

Çfarë duhet të vishni për Krishtlindje: 4 veshjet e rekomanduara nga ekspertja e modës

“Një fund i ngushtë i kombinuar me një triko maxi, për darkë në shtëpi; një fustan të shkurtër velvet të errët me çorape të ndezura, për darkën në restorant. Çdo vend kërkon veshjen e tij”, kjo është ajo që këshillon ekspertja e modës Mariagrazia Ceraso

“Numërimi mbrapsht  i Krishtlindjeve sapo ka filluar. Çfarë duhet të vishni për darkën më magjike të vitit? Veshja klasike e kuqe apo ajo triko? Gjetja e veshjes perfekte të Krishtlindjeve nuk është e lehtë. Dhe, mes nxitimit për dhuratat, dollisë me kolegët dhe aperitivit me miqtë, nuk keni kurrë kohë të mendoni se çfarë duhet të vishni. Varësisht nga vendndodhja tashmë ju mund të bëni përzgjedhjen e duhur të rrobave. Në fakt, çdo situatë kërkon disponimin e saj.”

Por nëse nuk keni ide, mos u shqetësoni! Ekspertja e modës Mariagrazia Ceraso, autore dhe themeluese e blogut të modës dhe udhëtimeve  “Venus at Her Mirror”, ka dhënë këshilla të çmuara se si të krijoni një veshje perfekte për Krishtlindje.

Për aperitivin më 24 dhjetor, një ritual thelbësor sidomos për fëmijët, fjalia është “festa”. Nëse jeni me shokët në një klub për të pirë dhe për të dëgjuar muzikë të bukur, mund të zgjidhni një veshje me lëkurë gjarpri dhe një triko që lidhen në bel me një rrip ndoshta të pasur me perla. Ose, gjithmonë zgjidhni një palë pantallona latex, por të kombinuar me një xhaketë e rrip në mes. Sepse, kur largoheni nga kokteji, ju mund të mbuloni veten me një xhaketë maxi.

Për darkë në restorant, ju duhet të keni një pamje të shkëlqyer. E gjithë çfarë duhet të bëni është të vishni një fustan të shkurtër, ndoshta velvet të errët dhe të kombinohet me çorape të ndezura, për t’i dhënë shkëlqim dhe joshje gjithë pamjes tuaj. Çorapët me xixa janë tendenca e dimrit 2018 dhe nuk është aq e vështirë për t’i gjetur. Ata janë në fakt të përsosura me sandale metalike, të cilat secila prej nesh i ka dollap.

Për darkë në male, ju duhet të jeni të ngrohtë. Qoftë brenda apo jashtë, ajo që rekomandohet janë rrobat e rënda dhe shumë komode. E përkryer për pasditen në male është palltoja me pellush, që është tendenca e këtij sezoni.

Për darkë para zjarrit, si mendoni për një triko maxi të punuar me dorë? Nëse kaloni mbrëmjen e Krishtlindjeve në shtëpi, me të afërmit, ju do të keni mundësi për t’u treguar elegante dhe të rehatshme në të njëjtën kohë. Një fund i ngushtë i kombinuar me një triko maxi do të jetë veshja e duhur.

Burimi / http://www.napolitoday.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top