FB

January 26, 2023 | 10:53

Çfarë është pre-eklampsia / Sëmundja që prek vetëm gratë shtatzëna, rreziqet nga sulmet vdekjeprurëse në zemër dhe goditjet në tru

Gratë që preken nga sëmundja e pre-eklampsisë gjatë shtatzënisë janë më të rrezikuara nga sulmet vdekjeprurëse në zemër dhe goditjeve në tru për të paktën dy dekada pas infeksionit.

Gjetjet vijnë pas një studimi me mbi 1 milion gra shtatzëna deri në 39 vjet pas lindjes, sipas The Sun. 

Gratë me këtë sëmundje, e cila shkakton presion të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë, u zbulua se kishin katër herë më shumë gjasa për të pasur një atak në zemër dhe tre herë më shumë të ngjarë të kishin një goditje në tru brenda 10 viteve nga lindja.

Ata kishin dy herë më shumë gjasa të prekeshin nga problemet e zemrës sesa ata pa pre-eklampsi deri në 20 vjet më vonë.

Autorja e studimit, Dr Sara Hallum nga Universiteti i Kopenhagës tha se gjetjet tregojnë se nënat me këtë gjendje duhet të monitorohen shumë kohë pas lindjes.

Parandalimi duhet të fillojë brenda një dekade pas lindjes, për shembull duke trajtuar presionin e lartë të gjakut dhe duke informuar gratë për faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës si duhani dhe pasiviteti”, shtoi ajo.

Por çfarë është pre-eklampsia?

Pre-eklampsia është një sëmundje që prek gratë shtatzëna, zakonisht pas javës së 20-të ose menjëherë pas lindjes së foshnjës së tyre.

Tek nëna ajo mund të shkaktojë çrregullime me tensionin arterial (hipertension) dhe humbje të proteinave me urinën (proteinuria, albuminuria).

Pre-eklampsia e lehtë prek deri në gjashtë për qind të shtatzënive, ndërsa rastet e rënda zhvillohen deri në dy për qind. Shkaku i saktë i gjendjes është aktualisht i panjohur, por mendohet se ndodh kur ka një problem me placentën.

Ekzistojnë gjithashtu disa faktorë që rrisin mundësinë e zhvillimit të sëmundjes, duke përfshirë një histori familjare të saj, të qenit mbi 40 vjeç ose kur je duke pritur binjakë apo më shumë fëmijë.

Cilat janë simptomat?

Disa nga simptomat e pre-eklampsisë përfshijnë: ënjtje e këmbëve, kyçeve, fytyrës dhe duarve, dhimbje koke të forta, probleme me shikimin dhe dhimbje pak poshtë brinjëve.

Megjithatë shumë njerëz nuk i vënë re shenjat e pre-eklampsisë, që do të thotë se zakonisht kapet gjatë takimeve rutinë te mjeku.

 

 

/Panorama.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top