FB

January 26, 2023 | 10:50

FOTO / U shfaq me të në publik, blerja më e re e Kate Middleton ka një kuptim shumë të veçantë

Kate Middleton po manifeston një 2023 më të ndritur me bizhuteritë e saj.

Princesha e Uellsit, mori pjesë në një pritje për Ligën e Rugbit të Anglisë me karrige me rrota dhe ajo çka ra në sy ishte varësja e saj e re të cilën ajo e kishte veshur, mirëpo ajo ka një kuptim të fshehur.

E veshur me të njëjtin kostum Roland Mouret në ngjyrë vishnje dhe me një pulovër të bardhë, duke shtuar për këtë rast një gjerdan të ri elegant nga Daniella Draper.

Middleton zgjodhi “Gold Citrine Baby Treasure Necklace” (1,100 dollarë) me një zinxhir të thjeshtë ari dhe një gur të vogël, të rrumbullakët për daljen e saj të djeshme.

Sipas markës, “citrine ndihmon në manifestimin e ëndrrave tuaja më të mëdha, duke sjellë më shumë sukses dhe prosperitet”.

Ky nuk është gjerdani i parë i Daniella Draper që princesha ka veshur ndër vite. Ajo zotëron gjithashtu “Gold Trio Diamond Midnight Moon Necklace” (1700 dollarë) dhe “Gold Fixed Alphabet Necklace” (680 dollarë) të markës, të cilat përmbajnë inicialet e tre fëmijëve të saj, George, Louis dhe Charlotte.

Me kujtimet e Princit Harry, në librin “Spare”, duke bërë tituj që nga publikimi i tij në fillim të këtij muaji, Princesha e Uellsit pa dyshim ka kaluar disa javë stresuese.

Autori Tom Bower tha për Page Six se familja mbretërore ishte “e indinjuar dhe e lënduar” nga pretendimet që Harry bëri për të në libër, duke përfshirë dhe princeshën e cila ishte e zemëruar me Meghan Markle që i tha asaj se kishte “trurin e një fëmije”.

Dje ishte hera e dytë që Middleton doli në publik që nga publikimi i “Spare”, dhe pavarësisht se gazetarët bënin pyetjet rreth librit, ajo e mbajti gjakftohtësinë, ashtu si dhe Princi William.

 

 

 

 

/Panoramaplus.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top