Posta

January 21, 2017 | 7:20

POSTA/ A jam e ekspozuar nga depresioni pas lindjes?

Mother In Nursery Suffering From Post Natal DepressionJu lutem, kam nevojë për këshillën tuaj. Unë kam lindur para 2 muajsh, çdo gjë ishte në rregull, por kam dy ditë që kam një dhimbje koke dhe një ndjenjë ankthi, më vjen për të qarë dhe më vijnë mendime nga më të ndryshmet në kokë. Kam frikë mos kaloj në depresion pas lindjes, se lexova në internet disa nga shenjat. Kam frikë për fëmijën se jetoj vetëm me bashkëshortin jashtë dhe nuk kam asnjeri këtu. Më ndihmoni, ju lutem!

 

 

Nga Msc.Adelina Pjetra Psikologe Klinike

Nga Msc.Adelina Pjetra
Psikologe Klinike

Përgjigje nga psikologia Adelina Pjetra: Është normale që pas lindjes femra të pësojë ndryshime jo vetëm fizike/biologjike, por edhe psikologjike. Në familje krijohet një rrjedhë ndryshe e të jetuarit dhe asgjë nuk është si më parë. Të bëhesh nënë është një bekim, por shumë studime na sjellin edhe një anë tjetër të kësaj medalje. Pas lindjes shumë nëna kthehen në shtëpiake, pasi duhet të kujdesen për foshnjën, humbasin kontaktet me shoqërinë, nuk kanë mundësi të dalin darkave me shoqërinë apo familjarët dhe kanë pagjumësi ( nga zgjimet e shpeshta të foshnjes gjatë natës). Dhe, gjithashtu nuk i kushtojnë shumë vëmendje pamjes së tyre fizike, sepse janë shumë të lodhura ose nuk kanë kohë. Të gjitha këto ndryshime në jetën e një femre, mund të sjellin pakënaqësi ndaj vetes, të ndjerit e vetmuar, e lënë pas dore etj. Çfarë mund të bëjmë në të tilla raste? Nënë e dashur, ju akoma keni një rëndësi të lartë si femër, si grua dhe jo vetëm si nënë. Për këtë kërkohet t’i kushtoni vëmendje edhe nevojave të tua personale. Organizojeni ditën në mënyrë të tillë që edhe ju të gjeni kënaqësi. Të jeni e sigurtë, që edhe fëmija juaj do të rritet më shëndetshëm kur pranë ka një nënë të buzëqeshur. Mund të bëni shëtitje në ajër të pastër, së bashku më fëmijën. Mund të frekuentosh ambiente, që të ofrojnë qetësi dhe kënaqësi shpirtërore. Mundohu të rilidhësh kontakte me shoqërinë, biseda me to është një terapi më vete. Kërko ndihmë dhe mbështetje nga familjarët e tu, një fjalë e ëmbël në momentin e duhur shëron gjithçka. Kalo kohë cilësore me bashkëshortin tënd, organizo diçka që ju pëlqen të dyve ( mjafton një gjysmë ore e bukur me njeriun tënd të zemrës për t’u furnizuar me energji pozitive për gjithë ditën pasuese). Dëgjo muzikë me energji pozitive, shiko filma komik etj. Dhe mbi të gjitha, shijo në maksimum çdo belbëzim të bebit tënd. Mos lejo mendime negative, apo momente vetmie të të rrëmbejnë kënaqësinë e jetës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top