Në fokus

September 20, 2016 | 7:50

Çfarë fshihet pas shkurtesave të fëmijëve?

Ka shumë prej nesh që pyesin veten me kureshtje se çfarë shkruajnë fëmijët me orë të zgjatura nëpër rrjetet sociale apo celular. Dhe, teksa i hedhim një sy monitorit, nuk arrijmë të kuptojmë asgjë. Përballemi me shkurtesa fjalësh, simbole, fjalë në anglisht – një mënyrë e re komunikimi “e koduar” për prindërit – që për hir të së vërtetës duhet të themi se nuk jemi edhe aq të familjarizuar me këtë zhargon të ri.

Por çfarë kanë për të fshehur fëmijët?

Keni përshtypjen se fëmija juaj ka diçka për të fshehur? Për të mësuar të vërtetën duhet të kuptoni këtë “gjuhë të koduar”, të cilën ai përdor në komunikim më miqtë e tij. Do të mësoni, jo rrallëherë me befasi dhe pse jo me një dozë lehtësimi, se shumica e mesazheve janë totalisht të pafajshme. Komunikimi në internet kërkon shpejtësi dhe shkurtesat e fjalëve e plotësojnë këtë kërkesë. Megjithëse hyn në lojë, në njëfarë mase, kënaqësia e fëmijëve është të mbrojnë “pavarësinë e tyre”, duke biseduar me shokët në një gjuhë të pakuptueshme për gjithë të tjerët.

Ja çfarë do të thonë shkurtesat e përdorura më së shumti prej tyre në komunikimet në internet:

• “Lol”: Shumë prindër kanë treguar habi kur kanë parë këtë fjalë të shkruar, madje edhe nga mësuesit e tyre mbi fletën e provimit të fëmijës së tyre. Është një zhargon i ri dhe, me shumë gjasa, mësuesi ka dashur të shprehë vlerësimin e tij nëpërmjet “gjuhës” së përdorur zakonisht nga nxënësit e vet. ”Lol” është shkurtimi në anglisht i “lough out loud”, përkthyer në “komike, e qeshur pa fund”. Do të thotë se provimi nuk do të vlerësohet me një notë të lartë.

• “Omg”: Fëmija juaj nuk flet për “organizma të modifikuar gjenetikisht”, por përdor shprehjen në anglisht “Oh my God!” (“Zot i madh!”).

• “Cpb” do të thotë ”çfarë po bën”, “ps”-“pse”,”g2g” (“got to go”) -“duhet të largohem”, “imy” “I miss you” – “më ka marrë malli” etj.

• “Paw” ose “P911” do të thotë “kujdes, prindërit janë pranë”. Mos ndoshta ka filluar të ndiejë për dikë dhe nuk dëshiron që prindërit ta marrin vesh?! Ju ndoshta mendoni se është ende i vogël për një ndjenjë aq të madhe? Nëse gjeni ndër mesazhet e tij “gf” (“girlfriend”), “bf”( “boyfriend”), do të thotë se keni gabuar. Për më tepër, fjalë si “ilo” ose ”Yobb:X” do të thonë “të dua”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top