Teste

September 20, 2016 | 7:57

TEST/ A keni dëshirë të bëheni prind?

Tashmë jeni një femër e pjekur dhe, në çdo takim me familjen, ju pyesin se kur do t’i gëzoni me një nipçe. Por, a ndiheni gati për t’u bërë nënë? A dini të merrni përsipër këtë përvojë kaq të rëndësishme?

Pyetjet:

1. Në këtë moment jeni:

a. E lidhur prej kohësh

b. Takoheni me dikë, por nuk është asgjë serioze

c. Beqare

 

2. Mikesha juaj sapo ju ka treguar se është shtatzënë:

a. Jeni e kënaqur për të

b. E keni pak zili

c. I thoni se sapo e humbët si mike

 

3. Ndodheni në autobus dhe një nënë me fëmijën e saj ulet pranë jush. Çfarë bëni?

a. Kaloni gjithë rrugën duke folur për të voglin

b. Jeni e mallëngjyer nga bebja, por mundoheni ta hiqni mendjen nga ai

c. Ndërroni vend që mos ta dëgjoni teksa grindet

 

4. Kontraceptivi:

a. Çfarë është kontraceptivi?

b. Ndonjëherë harroni ta merrni

c. Jeni e rregullt si një orë zvicerane, nuk e harroni asnjëherë pa e pirë

 

5. Motra ju kërkon t’ia mbani fëmijën sa të shkojë te parukierja. E ndihmoni?

a. Me shumë kënaqësi

b. Pranoni që t’ia bëni qejfin, ndonëse u druheni shumë pelenave dhe ulërimave të të voglit

c. As që bëhet fjalë, të gjejë një zgjidhje tjetër

 

6. Më e rëndësishme për ju është karriera apo dëshira për t’u bërë nënë?

a. Të bësh një fëmijë është më e rëndësishme se çfarëdolloj pune

b. Do t’ia dilni mbanë të merreni edhe me punën dhe me fëmijën pa asnjë problem

c. Për aq kohë sa të pëlqen puna që bën, as që bëhet fjalë për fëmijë

 

7. Teksa mendoni për shtatzëninë:

a. Përkëdhelni barkun dhe imagjinoni sikur keni një bebe brenda

b. Pyesni veten se si mund të ndiheni të jesh shtatzënë

c. Mendoni menjëherë se do të fryheni si tullumbace

 

8. Kur mamaja ju pyet se kur do të vijë dita të bëhet gjyshe:

a. I thoni se po e mendoni dhe nuk do t’i duhet të presë shumë

b. Ndryshoni temën e bisedës

c. I thoni t’ua kërkojë këtë gjë motrave dhe vëllezërve tuaj

 

9. Teksa bisedoni për fëmijët, partneri juaj është:

a. Entuziast

b. Në dilemë

c. As nuk i përmend fare fëmijët

 

10. A do të ishit e gatshme të hiqnit dorë nga daljet me mikeshat?

a. Ditën që do të mbeteni shtatzënë po. Do ta mendoni seriozisht të ndryshosh disa zakone.

b. Ndoshta po. Duhet të ndryshoni zakonet kur të lindë fëmija, por nuk dëshironi të hiqni dorë nga gjithçka.

c. Për momentin as që bëhet fjalë. Mikeshat janë “kripa” e jetës.

 

Profili juaj

 

Më shumë A

Dua një fëmijë!

Jeni më shumë se gati për t’u bërë nënë. Dëshira që keni për t’u bërë me fëmijë është aq e madhe saqë i dini përmendësh të gjithë katalogët e veshjeve dhe aksesorëve të të sapolindurit. Jeni shumë e motivuar, por kujdes: të lindësh një fëmijë është shumë më tepër e vështirë nga sa mund ta imagjinoni!

 

Më shumë B

Një fëmijë… pse jo…?

Nuk është ende fiksim për ju ideja e të qenit nënë. Thjesht prisni çastin e duhur për të vendosur. Përfitoni nga kjo kohë për të bërë një kontroll te mjeku dhe për të përcaktuar disa zakone të shëndetshme për trupin. Për të qenë gati kur të vijë koha për këtë aventurë kaq të madhe, duhet të jeni në formën maksimale shëndetësore.

 

Më shumë C

Nuk dua fëmijë

Të bëhesh me fëmijë nuk bën pjesë në projektet tuaja. Keni përparësi të tjera më të rëndësishme. Zgjedhja është vetëm e juaja, por mos rrezikoni të humbisni shumë kohë: të jesh nënë kërkon shumë energji dhe gjallëri. Duke e shtyrë këtë vendim për shumë kohë, rrezikoni të mos keni më fuqi për t’u marrë me bebe të sapolindur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top