Në fokus

September 3, 2020 | 10:25

Tre breza të një familje në një ekspozitë pikture dhe skulpture me titullin “E Thjeshtë.”

Tre breza të një familje, Nelo, Romir dhe Leopoldina Llukaçi vijnë në një ekspozitë pikture dhe skulpture me titullin “E Thjeshtë,” në Galerinë e Arteve Figurative “Nikolet Vasia” në Durrës.

Nelo, një artist i afirmuar me një repertor të gjerë ndër dekada, djali i tij Romir dhe mbesa Leopoldina, vetëm 6 vjeçe, përçojnë në këtë ekspozitë një vazhdimësi të së brendshmes dhe atmosferës që jetojmë.

Të tre paraqiten me unin e tyre, instiktin dhe perceptimin mbi gjithçka. Duke shpalosur vepra me shpirt si përjetim i momentit.

Nelo me mënyrën e tij unike në perceptimin e emocioneve që transmeton dhe në  prezantimin e tyre në mënyrë të thjeshtë, i dedikuar kryesisht ndaj kompozimit.  Romiri me përjetime të momentit, me emocione shpirtërore, por edhe me ndjesitë e tij në çaste të ndryshme duke pasqyruar me penelata fine dhe të ngrohta reflektimin e kohës, peizazhe dhe momente të natyrshme të kulluara të cilat ofrojnë prehje nga teknologjia dhe ftohtësia e epokës digjitale në të cilën jetojmë sot.

Leopoldina me emocionet e saj të shprehura me çiltërsinë e një fëmije vetëm 6 vjeçare që rritet në një ambient plot art dhe ka dëgjuar e vetëdijshme, por edhe duke u përfshirë në diskutime mbi artin, si brenda familjes ashtu edhe në natyrë. Ajo vjen në këtë ekspozitë me artin e saj fëminor, i cili tashmë njihet ndër epoka dhe është titulluar nga mjeshtërit e mëdhenj të historisë së artit, si art i kulluar.

7Fillim ky i një krijimtarie që urojmë ta shoqërojë në jetë për të qenë gjithmonë me ngjyra ashtu siç e karakterizon sot bota e saj plot ngjyra dhe fantazi të cilat janë ekskluzivitet fëminor, një dhunti që çdo artist i rritur do donte ta kishte.

“E Thjeshtë” është një ekspozitë me vlera artistike, frymëzuese, por edhe një mesazh se arti duhet të mbizotërojë edhe në ditët më të vështira për shoqërinë, siç jemi edhe sot.

Ekspozita do qëndrojë e hapur deri më datë 16 shtator.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top