Dhuna psikologjike dëmton shëndetin dhe të sëmur. Sa nga këto simptoma ke ti?
Nga Prof.Assoc.proc.Dr.Ilia.S.Larti
- Nivel të lartë stresi dhe ankthi në mënyrë të vazhdueshme.
- Sëmundje të vazhdueshme si p.sh. infeksione virale (nga viruset), veçanërisht rrufë dhe ethe të gjëndrave, ftohje, kollë, infeksione në gjoks, veshë dhe hundë (stresi bën kërdinë me sistemin tënd imunitar).
- Dhimbje në gjymtyrë dhe muskuj pa arsye të qarta. Gjithashtu dhimbje në shpinë pa arsye të qarta, e cila nuk largohet pas trajtimit.
- Dhimbje koke dhe migrenë.
- Lodhje, rraskapitje.
- Pagjumësi, makthe, zgjim i herët, zgjohesh më i lodhur se kur bie për të fjetur.
- Shfaqje fragmentesh nga e kaluara, varësi, nuk e shqit dot dhunuesin nga mendja.
- Acarim zorrësh
- Probleme me lëkurën si p.sh. ekzema, psioriasis, myk në këmbë, ulcera, herpes, urtikarie.
- Përqendrim i dobët, nuk përqendrohesh dot në diçka për një kohë shumë të gjatë.
- Kujtesë të dobët, harresë veçanërisht për gjëra të vogla gjatë ditës.
- Djersë, dridhje, rrahje të forta zemre, të zë paniku.
- Lot, shpërthim në të qara për gjëra pa rëndësi.
- Acarim i pazakontë dhe shpërthime nervash.
- Vigjilencë e tepruar (njësoj si, por nuk është paranojë), vazhdimisht në mbrojtje.
- Ndjeshmëri e lartë, dobësi, veçim, mbyllje në vetvete.
- Depresion reagues, trishtim, letargji, mungesë shprese, inat, hallakatje.
- Vetëbesim i dërrmuar, nënvlerësim të vetes, mungesë dashurie për vetveten, etj.
Në qoftë se ke rreth 55-60% të simptomave të lartpërmendura, dije se je nën goditjet psikologjike, ndaj merr masa sa më të shpejta, pa rënë në nivelin e rraskapitjes apo traumatizmit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.