Marrëdhënie

June 4, 2018 | 13:47

Çfarë konsiderohet mashtrim në ditët e sotme?

Kur bëhet fjalë për konceptin e mashtrimit, linjat mund të jenë paksa të paqarta. Është e vështirë të thuhet se çfarë vërtet kualifikohet si “mashtrim”. Ai mund të marrë shumë forma, si fizike, ashtu edhe emocionale dhe disa veprime flirti mund të shihen ndryshe varësisht nga personi me të cilin jeni në marrëdhënie.

Gjëja më e mirë është që së pari të përcaktoni se çfarë do të thotë mashtrim: bisedoni me partnerin tuaj dhe vendosni rregullat mbi kufijtë. Nëse partneri juaj nuk e di se ku qëndroni, është e vështirë të thuash nëse ai apo ajo ishte në gabim. Megjithatë, sapo të përfundojë biseda, të dy duhet të jeni në të njëjtën faqe. Këtu janë shtatë skenarë ku mund të ndodhë mashtrimi, kështu që diskutoni se çfarë do të thotë mashtrim për ju të dy para se gjërat të përkeqësohen.

Pasja e një profili takimesh mund të konsiderohet mashtrim sepse nuk ka arsye për të patur një profil takimesh, përveç rasteve kur jeni duke kërkuar dikë. “Sidoqoftë, është e mundur që profili të jetë i vjetër dhe shfaqet ende edhe pse nuk përdoret,” thotë eksperti i marrëdhënieve dhe këshilltari i certifikuar David Bennett.

“Gjithashtu, disa aplikacione takimesh kanë miq takimesh dhe komponent të rrjeteve të biznesit, kështu që aplikacionet mund të përdoren për qëllime të tjera”, tha ai. Në thelb, mos u frikësoni shumë. Vetëm tregojini partnerit tuaj nëse dëshironi që ai ose ajo të fshijë aplikacionet nëse ju shqetëson.

Ndjekja e ish-it në mediat sociale

“Kjo është një dukuri kaq e shpeshtë, sa shumë njerëz do të shiheshin si mashtrues që nuk kanë për qëllim të mashtrojnë një partner”, tha Toni Coleman, LCSW, psikoterapiste, trajnere e marrëdhënieve dhe ndërmjetëse e divorcit. “Unë do ta quaja këtë si një kalim të papërshtatshëm kufijsh dhe si një hap potencial drejt mashtrimit, pasi ajo vendos fazën për të ndodhur diçka,” tha ajo. Është një alarm, por jo mashtrim. Ndoshta partneri juaj thjesht nuk interesohet aq sa të fshijë kontaktet sociale. Nëse është e mërzitshme, diskutoni haptazi.

Të parit pornografi pa partnerin tuaj

“Duke parë pornografi pa partnerin tuaj, sigurisht që nuk mund të jesh i sëmurë për një marrëdhënie, por unë nuk mendoj se klasifikohet si mashtrim, përveç rasteve ku përmes këtij veprimi zëvendëson intimitetin e një marrëdhënieje. Nëse ka atë efekt, mund të konsiderohet një lloj mashtrimi” tha Bennett. “Nëse një person sheh rregullisht pornografi dhe e fsheh këtë nga partneri i tyre, është një alarm i rëndë dhe megjithëse teknikisht nuk mashtron teknikish, është gënjeshtër dhe mund të çojë në mashtrim”, tha Coleman. Në vend të kësaj, provoni të shikoni bashkë me partnerin, pasi kjo gjë mund të përmirësojë edhe jetën tuaj seksuale!

Të kesh një lidhje emocionale me dikë tjetër

“Duke pasur një lidhje emocionale mund të mashtrosh nëse kjo lidhje zëvendëson lidhjen që duhet të keni me partnerin tuaj, dhe/ose motivimi është të paktën pjesërisht romantik. Megjithatë, në raste të tjera, një lidhje e fortë emocionale mund të jetë thjesht miqësi”, tha Bennett . Nuk është domosdoshmërisht e shëndetshme që të keni një lidhje emocionale vetëm me partnerin tuaj, kështu që formimi i një lidhje emocionale me dikë tjetër nuk mund të jetë mashtrim.

Dërgimi i mesazheve flirtuese

“Për ata që e konsiderojnë atë mashtrim, nuk ka arsye të mira të dërgosh tekste flirtimi me dikë tjetër përveç partnerit tuaj. Arsyeja ‘Unë vetëm po flirtoj’ vërtetë nuk ka kuptim, sepse flirtimi është nga vetë natyra e tij romantike dhe seksuale “, tha Bennett. Në vend të kësaj vendoseni telefonin larg dhe përqendroni energjinë tuaj te partneri juaj.

Dalja për darkë me dikë që ju pëlqen

“Nëse kjo ndodh një herë apo dy herë, ka një tërheqje, por nuk ka flirtim apo sjellje të flaktë, ai po vërshon në ujërat potencialisht të rrezikshme, por jo edhe mashtrim. Nëse fshihet nga partneri, sugjeron një dëshirë për mashtrim “, tha Coleman.

Shkuarja në një klub striptizmi

“Të shkuarit në klube striptzmi konsiderohet mashtrim nëse bëhet si një zëvendësim i intimitetit me partnerin tuaj”, tha Bennett, kështu që ia vlen të diskutohet me partnerin tuaj për të parë nëse ai apo ajo e konsideron këtë gjë mashtrim apo jo.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top