Studim

June 4, 2018 | 13:17

Studim / Kanceri i gjirit mund të trajtohet pa kimioterapi

Mijëra femra të prekura me formën më të zakonshme të kancerit të gjirit dhe që e kanë kapur atë në një faze te hershme, mundet që të mos i kryejnë fare seancat e lodhshme dhe torturuese të kimioterapinë, por t’i nënshtrohen një trajtimi të ri të ashtuquajtur “mjekësia precize”. Kjo sipas një studimi historik kryer se fundmi.

Studiuesit thonë se më shumë se 123,000 gra në SHBA dhe 23,000 gra në Britani të Madhe diagnostikohen me kancer gjiri çdo vit. Nëse gjetjet e këtij studimi të ri aplikohen, më pak se 1/3 e femrave të prekura do të kishin nevojë për kimioterapi.

“Praktikisht, kjo do të thotë se mijëra gra do të mund të shmangin kimioterapinë dhe të gjitha efektet anësore që ajo sjell, ndërkohë që edhe kështu mund të arrijnë rezultate të shkëlqyeshme afatgjata”, tha Dr. Harold Burstein, një profesor i asociuar në Shkollën Mjekësore të Harvardit.

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm qe prek femrat në mbarë botën dhe vitet e fundit shumë i përhapur edhe në Shqipëri, madje edhe në mosha të reja.

 

Burimi / Panorama ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top