FB

October 21, 2023 | 8:13

Çfarë ndikimi kanë zhvillimet dhe lajmet e këqija në shëndetin tonë mendor?

Kemi parasysh që luftërat kanë ndikime të mëdha në jetët e njerëzve dhe shoqërinë në mbarë globin. Pa dyshim ato lënë edhe pasoja të tmerrshme, duke filluar me humbjen e njerëzve të pafajshëm, dëme të mëdha materiale, humbje të familjarëve, spastrime etnike me ikje nga vendet e tyre duke shkuar drejt vendeve tjera si refugjatë, pastaj janë trauma psikologjike, vështirësi në jetesë, ndikimi në arsim dhe kulturë, etj. Të gjitha këto sjellin shumë gjëra tjera të këqija dhe mbas një kohë të gjatë fillojnë dalin në pah edhe pasojat tek njerëzit dhe shëndeti i tyre fizik, mendor. Derisa po flasim për luftërat e dimë lajmet përhapen në mënyrë marramendëse, me zhvillimin e teknologjisë e kemi më lehtë se kurrë të pranojmë informacionin i cili mund të jetë i vërtetë dhe i pa vërtetë.

doruntina-grulajBurimet e rëndësishme për të marrë informata mbi zhvillimet e fundit dhe ngjarjet në botë kemi si; televizionin, gazetat, rrjetet sociale, dhe faqe të ndryshme të internetit, të cilat i shfletojmë çdo ditë. Por, e rëndësishme është që këto burime të jenë të sakta, të shpejta, të besueshme sepse lajmet e rreme (fake), ndikojnë tejet negativisht në shëndetin mendor të njeriut.

Fatkeqësisht bota po përballet me një krizë humanitare dhe thuajse kudo që jemi ndihemi të pavetëdijshëm për sigurinë tonë, vendin, familjet dhe miqtë tanë. Aksesi në rrjete sociale është shumë më tepër se ka qenë më parë, dhe njerëzit besojnë lajme të tilla të pa vërteta, dhe kanë hapësirë të paragjykojnë apo krijojnë edhe urrejtje mes popujve dhe shteteve të ndryshme. Kriza thellohet edhe më shumë kur kemi shembull pandeminë COV-2019 që nga 2019-ta njerëzit kanë ndryshuar thuajse në gjithçka, duke filluar mënyrën e jetesës, punës, po ashtu me zhvillimin, inovacionin e çmendur të teknologjisë jeta ka marrë një tjetër dimension.

fa

Me një klikim ne shohim ngjarjet tragjike, krizat globale, situatat negative nëpër botë, të gjitha këto kanë ndikim të thellë në emocionet dhe shëndetin mendor të njeriut. Ne shohim lajme të hidhura, vrasje, luftëra, sëmundje të ndryshme si përhapen më shpejtësi, këto e shumë gjëra tjera negative sjellin stresin, ankthin, depresionin, shqetësimin për të ardhmen, ndryshimet në sjellje, izolimi social etj.

Lajmet e hidhura gjithashtu mund të shkaktojnë probleme me gjumin, humbjen e oreksit, mund ta ndërrojnë rutinën e përditshme të punës. Jemi koshient se disa persona ndjejnë më shumë emocione të ndryshme, dhe nuk arrijnë të kontrollojnë ato, duke përmendur këtu edhe mendimet negative për të ardhmen se si do të vazhdojë jeta e tyre, kështu vetëm se fusin kriza ose ndryshime negative në jetën e tyre.

Andaj secili që ndjen veten të pasigurt, të mërzitur, të shqetësuar, të vetmuar apo vëren se ka ndryshime tek vetja, duhet të flas me persona të besueshëm, psikolog, apo edhe me miq që ju rrethojnë që të bëni diskutime të temave të ndryshme që të shfaqni emocionet e juaja, mos lejoni ti shtypni ato assesi, shprehuni në atë çfarë ju brengos.

Për t’i ikur kësaj rutinë dhe lajmeve ju duhet të bëni diçka që ju pëlqen juve, diçka që ju ngjall ndjenjë lumturie, duhet të jetoni të tashmen tuaj, të punoni, të merreni me aktivitete, ti buzëqeshni ditëve që jetoni. Këto zhvillime nuk duhet të ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes tuaj, sepse probleme të tilla bota ka pasur dhe do të ketë. Është lufta, teknologjia, interesa botërore të shteteve për pushtet dhe dominim, mbase zhvillimi i teknologjisë, dhe media sociale jo rrallë herë i bën gjërat më të mëdha se sa duken.

Andaj, kjo nuk do të thotë se duhet të jeni gjithmonë pozitiv dhe gjithmonë të qëndroni sikur nuk keni njohuri se çfarë po ndodh rreth jush, apo në vendet tjera nëpër botë. E rëndësishme është që të mos dorëzoheni, dhe të mbani sa më larg stresin dhe ankthin, duke mos besuar gjithçka që shikoni dhe duke mos lejuar vetën të bini pre e ngjarjeve që ndodhin nëpër botë, sepse ato kalojnë sikur çdo krizë tjetër.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top