Mirëqenie

November 19, 2016 | 6:30

Çfarë ndikon më shumë në ekuilibrin tonë emocional?

1E kaluara jonë. Vështirësitë afektive që jetojmë në fëmijërinë e hershme paraqesin probleme në drejtim të qëndrueshmërisë emocionale, si për shembull: vdekja e parakohshme e një prindi, figura e paqendrueshme e njërit prej prindërve, me luhatje të forta emocionale…

Transmetimi i vlerave familjare. Mund të jesh rritur në një familje ku shprehja e emocioneve është e mohuar, por mund të ketë familje të tjera ku shprehja e emocioneve është e pakursyer. Sjellja e prindërve ka një rëndësi të veçantë. Janë pikërisht prindërit ata që duhet t’u shpjegojnë fëmijëve se kur jemi të nervozuar, respekti konsiston jo në ulërimat që mund t’i drejtojmë dikujt, por të presim të qetësohemi para se të fillojmë diskutimin.

Rëndësia e përvojës vetjake. Rëndësi kanë edhe përvojat e jetuara dhe ndërveprimet personale. Rastet kur një fëmijë në shkollë skuqet kur duhet të flasë përpara klasës dhe janë të kompleksuar për brishtësinë e tyre. Njerëzit me këto probleme bëhen shpesh të varur nga vullneti i mirë i të tjerëve. Kanë vështirësi për të mbajtur nën kontroll emocionet e tyre dhe në këtë mënyrë, nuk e kanë të zhvilluar aftësinë për të qëndruar në kontakt me të tjerët dhe t’i konsiderojnë ata të barabartë me veten.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top