Marrëdhënie

November 19, 2016 | 7:00

Përdorni gjuhën joverbale për të joshur

2Inteligjenca e joshjes bazohet sidomos mbi trupin. “Ndonjëherë mund të ndodhë, – nënvizon psikologu dhe psikiatri Willy Pasini, – që çfarë themi me fjalë nuk ka lidhje me atë që shprehim me gjeste, vështrime e qëndrime, por është gjithnjë gjuha e trupit ajo që e thotë të vërtetën. Një grua mund të tregohet e gatshme në shumë mënyra: duke e mbajtur gojën paksa të hapur, kokën e pjerrur paksa mënjanë. Nëse është joshur, mund të qëndrojë këmbë mbi këmbë në drejtim të njeriut që i intereson…”. Po burrat që joshin? “Shprehin ‘ndjeshmëri’ me pjesën e sipërme të trupit, ndërsa zbulojnë ‘imponim’, pra qëllim për vardisje me pjesën e poshtme të trupit. Një sinjal klasik qëndrimi me legenin lehtësisht të shtyrë përpara, për të nënvizuar energjinë jetësore. Disa sinjale janë të përbashkëta mes femrave dhe meshkujve. Për të qenë joshës, për shembull, duhet të kesh muskuj të relaksuar, por plot energji”. Duket e vështirë, por të gjithë mund ta mësojnë, siç tregon Marco Pacori, psikolog dhe hipnoterapeut, autor i librit “Të fshehtat e gjuhës së trupit”, që mëson si të stërvitim vëmendjen dhe të vëzhgojmë sjelljet duke studiuar fotot e botuara nëpër gazeta). “Sinjalet e marrëdhënieve, – kujton Pacori, – dëshmojnë botën në të cilën bashkëbiseduesi ynë e jeton marrëdhënien me ne: t’i kuptojmë, mund të jetë e vlefshme”. Për t’iu përmbajtur dhe për të joshur.

 

Ushtrim: Lëreni trupin të flasë

Shikojini njerëzit në sy. Shikimi duhet të rezistojë jo më shumë se 5 sekonda. Janë të mjaftueshme për të lënë një gjurmë.

Edukoni zërin. Toni dhe timbri janë të rëndësishëm. Regjistrojeni, dëgjojeni, përmirësoni shqiptimin, zgjidhni pauzat. Kur shprehni kënaqësi, zëri duhet të jetë i ngrohtë, i butë, i moduluar.

Mësoni ecjen. Të ndrojturit lëvizin me ngut, të frenuarit janë të ngurtë. Një ecje e lehtë, seksuale, tërheq menjëherë vëmendjen. Një ushtrim mund t’ju ndihmojë. Bëni sikur jeni modele…

Stërvitni buzëqeshjen. Buzëqeshja thyen akullin. Një buzëqeshje spontane fillon një sekondë pas stimulit, zgjat tri ose katër sekonda dhe zbehet gradualisht. Kur një buzëqeshje spontane shpërthen duke kryqëzuar vështrimin me dikë, është një hapje e shkëlqyer e pistës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top