FB

December 20, 2021 | 11:28

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini më shumë se ç’duhet

Shumë prej nesh ëndërrojnë për një gjumë të mirë gjatë natës dhe një mëngjes të bukur pa zhurmën e alarmit. Duket sikur gjithçka që na nevojitet është gjumi dhe jeta do të përmirësohet menjëherë pasi të flemë aq sa duam. Megjithatë, gjumi në fakt mund të kthehet nga miku ynë në armik nëse kënaqemi me të pa asnjë kufi.

Bright Side shpjegon pse gjumi i tepërt ka shumë efekte anësore, kështu që përpara se të flini më shumë se ç’duhet mendohuni dy herë.

1.Mund të ndiheni e rraskapitur gjatë gjithë kohës

Çuditërisht, të flini shumë nuk do t’ju bëjë të ndiheni të freskët dhe energjikë. Përkundrazi, do të përjetoni lodhje dhe mungesë vullneti për të bërë ndonjë gjë. Sasia e rekomanduar e gjumit është 7-9 orë për të rriturit. Nëse flini më shumë se kaq, truri juaj ndihet i turbulluar, duke ju bërë të paaftë të përqendroheni.

2.Mund të keni një dhimbje të tmerrshme koke

Kjo është një shenjë e zakonshme e gjumit të tepërt, e cila shkaktohet nga  mosfunksionimi i neurotransmetuesve. Gjumi i tepërt zakonisht sjell dhimbje koke të tipit tension. Për më tepër, nëse gërhitni, ka më shumë gjasa të zgjoheni me dhimbje koke. Një sondazh tregoi se 60% e gërhitësve janë të prirur ndaj tyre.

3.Problemet tuaja kronike mund të përkeqësohen

Shumë shpesh, gjumi i tepërt përkeqëson depresionin kronik dhe gjendje të tjera, të tilla si dhimbjet e shpinës . Për më tepër, nëse vuani nga marrja e frymës, mund të qëndroni më gjatë në shtrat për shkak të cilësisë së dobët të gjumit. Si pasojë, problemet e zemrës mund të përkeqësohen.

4.Mund të ndiheni lehtësisht e irrituar

Në vend që të ndiheni të lumtur dhe plot energji, ka më shumë gjasa të zgjoheni të mërzitur dhe pa humor. Zgjimi duke u ndjerë të lodhur dhe duke kuptuar se nuk mund të jeni aq produktiv sa do të dëshironit, ju prish humorin dhe ju bën më nervoz dhe të zemëruar.

5.Mund të plakeni para kohe

Jo vetëm që fytyra juaj plaket më shpejt, por edhe truri juaj. Thuhet se ky i fundit mund të plaket deri në 2 vjet. Gjumi i tepërt shkakton probleme me kujtesën dhe përqendrimin. Përveç kësaj, gjumi i tepërt ngadalëson metabolizmin dhe shkakton shtim në peshë. Siç dihet, sa më të vjetër të jemi, aq më i ngadalshëm bëhet metabolizmi.

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top