FB

March 29, 2024 | 6:18

Çfarë ndodh me trurin tonë kur ne zemërohemi shumë?

Të zemërohesh është fare e lehtë: në punë, në familje, por edhe në bar ose në makinë. Marrëdhënia jonë me këtë ndjenjë nuk është gjithnjë pozitive. Shpesh, nën ndikimin e zemërimit mund të themi ose të bëjmë gjëra fyese, të këqija e ndonjëherë të rrezikshme. Me pak fjalë, rrezikojmë të humbasim vetëkontrollin.

Çfarë ndodh me ne kur jemi tepër të zemëruar?

Shëndeti ynë vuan. Shumë emocione shkaktohen pjesërisht nga mesazherët kimikë në trurin tonë të quajtur neurotransmetues. Pjesë të ndryshme të trupit i çlirojnë këta neurotransmetues në përgjigje të një stimuli të jashtëm — gjëra që ndodhin jashtë trupit tonë. Këto neurotransmetues ndikojnë në mënyrën se si mendojmë dhe ndihemi, por gjithashtu ndryshojnë mënyrën se si ndihet dhe funksionon trupi ynë. Në këtë mënyrë, zemërimi nuk është thjesht një emocion; Është një ngjarje biologjike.

Në fakt, studimet kanë treguar se inatosja e rrit shumë shpesh rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe komprometon mirëqenien e trurit tonë. Kur nevrikosemi, pjesa e prekur e trurit gjendet brenda lobit temporal dhe quhet Amygdala. Ajo i kontrollon emocionet dhe na jep shtysë për të reaguar në rast stresi, frike ose ndjenje kërcënuese. Në disa milisekonda Amygdala është në gjendje të përpunojë informacionin e rrezikshëm që vjen tek ne nga jashtë dhe ta kthejë atë në instinkt para se të mendojë se çfarë po bën.

Funksioni i amygdala

Mbi Amygdala, brenda lobit frontal, qëndron aftësia jonë për të marrë vendime, për të zgjidhur problemet dhe për të menaxhuar sjelljet tona; kur zemërohesh gjaku rrjedh shpejt në Amygdala duke “errësuar” pjesën racionale. (Shumë veta rekomandojnë të numërosh deri në 10 sapo të kuptosh se po bën diçka për të cilën mund të pendohesh.) Më pas, gjëndrat mbiverore prodhojnë adrenalinë dhe kortisol duke i dhënë energji dhe forcë trupit për të reaguar. Kjo bën që gjaku të zbrazet në muskujt që po përgatiten për “luftën”, rrit tensionin e gjakut dhe temperaturën e trupit dhe frymëmarrja bëhet më e lodhshme.

Sipas ekspertëve, për të mësuar si t’ia dalim mbanë dhe ta mposhtim zemërimin, duhet të bëjmë hapin e parë, i cili është ta njohim atë dhe të pranojmë se e kemi lënë të marrë përsipër. Mund të jetë e dobishme të mbash një ditar, të tregosh për ndjenjat e tua dhe pastaj t’i rilexosh dhe të fillosh të kuptosh se çfarë po na ndodh në të vërtetë. Një këshillë tjetër është të mësosh teknika të frymëmarrjes së thellë, e cila qetëson dhe pakëson ngarkesën emocionale

Të mos harrojmë: kursimi i marrëdhënieve shoqërore dhe marrëdhënieve është i mundur, e rëndësishme është t’i shprehim ndjenjat tona tjetrit, të bëjmë një hap prapa, të kërkojmë falje dhe të shpjegojmë vështirësitë që po përjetojmë. Me pak fjalë, një udhëtim emocional që duhet ndërmarrë mbi të gjitha për të mirën tonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top