Mirëqenie

September 12, 2020 | 8:02

Coronavirus, Italia ka gati testin e shpejtë të pështymës

Një test i ri dhe i shpejtë, i prodhuar në Itali është në gjendje që përmes pështymës të përcaktojë në vetëm tre minuta nëse jeni pozitiv për koronavirusin Sars-Cov-2. Quhet “Daily Tampon” dhe u krijua nga një kompani me bazë në Brianza (Lecco) në bashkëpunim me Universitetin e Sannio. Ministria e Shëndetësisë thekson se ai ende nuk ka marrë aprovim dhe se kërkimet për të gjitha llojet e testeve të shpejta, përfshirë testet e pështymës, po vazhdojnë.

“Daily Tampon” funksionon si një test shtatzënie. Ju merrni një mostër të pështymës me një shtupë pambuku, e vendosni në test dhe në vetëm tre minuta, falë përdorimit të përbashkët të tre reagentëve, ju merrni një përgjigje: nëse shfaqen dy vija jeni pozitivë dhe nëse shfaqet vetëm një vijë jeni negativ.

Testi është prodhuar nga kompania Allum di Merate. “Për 40 vjet – tha shefja Stefania Magni – ne kemi qenë duke bërë sisteme ndriçimi. Në fillim të vitit ne po krijonim llamba që mund të pastronin dhomat nga virusi, por kuptuam se ky proces zgjaste shumë dhe ishte mjaft i kushtueshëm. Gjatë izolimit ne pyesnim se si mund ta ndihmonim vendin që të kthehej në normalitet sa më shpejt që të ishte e mundur, kështu që filluam studimin së bashku me Pasquale Vito, profesor i gjenetikës në Universitetin e Sannio dhe universitetin spin-off Genus Biotech, për krijimin e këtij tamponi ditor me rezultat të shpejtë”.

 

Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top