FB

February 20, 2021 | 8:16

Covid-19, elementi i rrezikshëm viral i kthyer në pandemi globale, gjithashtu një “projekt ide” për të paralizuar anën ekonomike

Covid-19 Corona edhe pas një viti bashkëjetesë me ne, vazhdon të jetë problematikë. Fatmirësisht, deri diku kemi një rënie të violencës dhe rritje masive të rrezes së infektimit dhe kuptohet, numri i të shëruarve vazhdon të rritet.

Ermand Mertenika: Inxhinieri Fizikant (Inxhinieri i Respiratorëve)

Ermand Mertenika: Inxhinieri Fizikant (Inxhinieri i Respiratorëve)

Për të evituar përshkallëzimin e Covid-19, zgjidhje e vetme momentale ishte karantinimi. Karantimi dhe kufizimi i lëvizjes shkaktoi dëm ekonomik masiv pra një recesion të përgjithshëm ekonomik. Ky element viral krijuar artificialisht sipas mendimit tim krijoi një rotacion ekonomik pra e përkufizuar ndryshe “dy anët e medaljes”. Disa aktivitete pësuan pikiatën ekonomike dhe kuptohet të tjerë lulëzuan ekstremisht.

Përpara pandemisë, prodhimet e Ventilatorëve të Reanimacionit (Respiratorët), pajisjeve të Oksigjenit (Gjeneratorët), oksimetrat dixhitale (Monitoruesit e vlerës së oksigjenit ne gjak, maskat e ndryshme anti-virale FFP1, FFP2, FFP3, dezinfektantët, syzet hermetike laboratorike dhe anti-virale, kostumet hermetike antivirale, dorezat njëpërdorimëshe, maskat e oksigjenit ishin shumë të ulta për vetë fakti se kërkesa ndaj tyre ishte nuk ishte e madhe dhe përdorimi  tyre ishte shumë i ulët.

1

Në periudhen e pandemisë të gjitha këto produkte të mbetura stok prej shumë kohësh, i plotësonin në nivel minimal kërkesat ndaj klientit pasi sistemet spitalore në rang botëror, klinikat, poliknikat dhe qendrat shëndetësore filluan të rrisnin kërkesat maksimale për produket e mësipërme të cilët u kthyen tashmë në produktet më të kërkuara të periudhës COVID për të përballuar virusin e rrezikshëm të përhapur në në të gjithë botën dhe për të mbajtur njerëzit në jetë. Filloi prodhimi masivisht i maskave, pajisjeve të oksigjenit, dorezave dhe çmimet e tyre u disafishuan.

Për të mbajtur në jetë pacientët në fazën e fundit janë Ventilatorët e Reanimacionit Respiratorët ose Mushkëritë Artificiale dhe kërkesa ndaj tyre filloi të shumëfishohej dhe sigurisht në aspektin ekonomik kur kërkesa rritet eksponencialisht shumë, atëherë dhe çmimi do rritet eksponencialisht shumë për të arritur çmimin e ekuilibrit dhe balancën (Kërkesë-Ofertë).

1

Kuptohet, Respiratorët ose mushkëritë artificiale ishin pajisjet e vetme të cilët do fillonin të përballonin pandeminë Covid-19 dhe të mbanin në jetë pacientët. Pikërisht kjo është arsyeja përse Ventilatorët e Reanimacionit ose Respiratorët kanë një çmim shumë të lartë dhe përdoren vetëem në Qendrat Spitalore (Spitalet Covid) dhe në reanimacion për dhe trajtime të tjera të komplikacioneve të ndryshme.

Prodhimi i gjeneratorëve të oksigjenit ishte një tjetër pikë e rëndësishme për të mbajtur nivelin e oksigjenit në vlerat normale 94-100% dhe sigurisht, ky aktivitet lulëzoi shumë gjithashtu. Aktiviteti ose biznesi online ishte një tjetër sektor që pati një “rigjallërim” pasi ishte i vetmi aktivitet i rëndësishëm gjatë periudhes së karantinimit për të përballuar kërkesat e klientëve.

Çmimet e shërbimit të këtyre aktiviteteve online patën ngjitje për vetë faktin se ishte e vetmja zgjidhje ndaj karantinës. Krahas Aktivitetit Farmaceutik, Pajisjeve mjekësore dhe Aktivitetit Online, një rëndësi të madhe pati dhe sektori i IT-së (Teknologjia e Informaciont). Duke patur parasysh që unë krahas Inxhinierit Biomjekësor jam dhe Specialist IT prej shume vitesh, Sektori i IT-së pati rëndësinë e vet pasi kompanitë e ndryshme të vogla, të mesme apo korporata ndërkombëtare mbahen gjallë nga shërbimet mbështetëse të Teknologjisë së Informacionit.

Pra Covid-19 ishte dhe vazhdon të jetë përveçse një element viral i rrezikshëm, i kthyer në pandemi globale, gjithashtu dhe një “PROJEKT IDE” e krijuesve të mirëllogaritur për të ringjallur dhe lulëzuar anën tjetër të paralizuar të medaljes ekonomike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top