Dëshmi

October 28, 2021 | 8:07

Dashuria në paaftësi: foto që fiton (dhe mëson) gjithçka

“Vështirësia e jetës”, fitues i Siena International Photo Awards: një baba sirian pa këmbë e ngre djalin në ajër, pa gjymtyrë. Sepse dashuria nuk njeh kufij apo paaftësi.

02

“Një baba sirian, Munzir, humbi këmbën e djathtë nga një bombë teksa po ecte në një pazar në Idlib në Siri. Djali i tij, Mustafa, lindi pa gjymtyrët e poshtme dhe të sipërme për shkak të një keqformimi, tetramelisë, të shkaktuar nga nëna e tij Zeynep, e cila gjithashtu ishte prekur nga gazi nervor gjatë luftës në Siri. Mustafa do të ketë nevojë për proteza elektronike në të ardhmen, të cilat, për fat të keq, nuk janë ende në dispozicion për momentin në Turqi”. Këto janë fjalët e komentit për foton fituese të Siena International Photo Awards.

Imazhi që portretizon Munzirin dhe Mustafa-in së bashku, të lumtur në aftësinë e kufizuar, babain duke ngritur fëmijën e tij në ajër, foto e cila fitoi edicionin 2021 të çmimit prestigjioz fotografik.

Autor i saj është fotografi turk Mehmet Aslan në provincën turke të Hatay, në kufi me Sirinë., e cila përjetësoi një moment gëzimi dhe butësie mes babait dhe djalit. Sepse ajo që dridhet dhe godet drejt e në zemër, në këtë foto, është pikërisht ajo: oksimoroni mes paaftësisë së rëndë të të dyve, që duhet të gjenerojë vetëm trishtim dhe gëzim që del nga fytyrat e tyre, nga trupi i tyre.

Aktorja Anna Foglietta, e cila ka postuar dhe komentuar foton në llogarinë e saj në Instagram ka shkruar: “Çfarë të mërzit vërtet në këtë foto? Aftësia e kufizuar e protagonistëve apo gëzimi i tyre ngjitës? Ku po gabon Perëndimi? Si ndodh që unë shoh vetëm fytyrat e njerëzve të shëndetshëm, por të trishtuar?”

Ndoshta kjo është e gjithë e vërteta e madhe: trishtohemi shpesh humbasim pas budallallëqeve, sëmundjeve të vogla që bëhen gjigante, nën thjerrëzën e shtrembëruar të realitetit tonë. Pastaj përballë një babai pa këmbë dhe djalit të tij të gjymtuar rëndë, të cilët shohin njëri-tjetrin plot dashuri dhe lumturi, befas ndihesh i vogël dhe i gjymtuar ti në shpirt.

Sepse “vështirësitë” (e vërteta) të jetës janë vetëm ato, dhe janë ato që të lejojnë të vlerësosh edhe më shumë ekzistencën. Sepse pavarësisht gjithçkaje, ka ende jetë. Faleminderit Munzir dhe faleminderit Mehmet që na kujtove kaq bukur.

 

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top