FB

October 28, 2021 | 8:15

Krishtlindjet 2021, si do të jetë darka mes vaksinave dhe varianteve të reja të Covid-19

Edhe pse duhen gati dy muaj që të vijnë Krishtlindjet, debati se si do t’i kalojmë festat e ardhshme është më se i hapur mes ekspertëve. Falë asaj që po ndodh në Mbretërinë e Bashkuar, ku rritja e infeksioneve të reja po detyron qeverinë të kërkojë një strategji të re të menaxhimit të pandemisë për të mbërritur në Krishtlindje pa bllokim, parashikimet për atë që do të ndodhë kanë filluar edhe në Itali. I pari që foli për këtë ishte nënsekretari i shëndetësisë, Pierpaolo Sileri, sipas të cilit “nëse nuk ndodhin gjëra të çuditshme, si një variant i ri, mund të darkonim në liri. Megjithatë, do të ketë distancë, maskë dhe pasaportë të Gjelbër”.

Për Massimo Andreoni, drejtues i Sëmundjeve Infektive në Poliklinikën Tor Vergata në Romë dhe drejtor shkencor i Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale (Simit), “ne sigurisht jemi në një situatë më të favorshme se vitin e kaluar sepse kemi vaksinuar më shumë se 81 % të popullsisë që mund të vaksinohet, por nëse llogarisim gjithë popullsinë jemi larg imunitetit të tufës që do të ishte i nevojshëm. Megjithatë, në dy muaj e gjysmë situata do të duhet të mbahet ende nën kontroll. Duhet të shohim se si do të ecë doza e tretë për ata më të dobëtit dhe sa me ndikim do të jetë kjo strategji. Unë do të thoja që edhe për Krishtlindje duhet të mbajmë masat e kontrollit, ndaj them se mund të kalojmë festat me bankete të mëdha, por gjithçka do të varet nga si do të vijojë fushata e vaksinimit, për ata që nuk janë vaksinuar ende, por mbi të gjitha për ata që duhet të bëjnë dozën e tretë”.

Atij i bëri jehonë Fabrizio Pregliasco, një virolog në Universitetin e Milanos, i cili gjithashtu shpjegoi se këtë dimër kombinimi i të ftohtit, ndryshimeve të temperaturës dhe fakti që do të qëndrojmë më shumë brenda, do të rezultojë në një reagim të ashpër të virusit dhe do të ketë edhe grip. Unë them që të imagjinojmë një skenar të pakëndshëm në mënyrë që të pajisemi sa më mirë dhe të vaksinohemi sa më shumë.

Megjithatë, këto janë parashikime që duhen marrë si të tilla. Fizikani Giorgio Sestili na ka konfirmuar se “të tregosh numra dhe të bësh parashikime për Krishtlindje është e pamundur, nuk kemi modele matematikore që mund të tregojnë se sa infeksione do të kemi në atë periudhë”. Megjithatë, disa javë më parë ai na tha: “Pa bërë parashikime të pamatura, mund të themi se shifrat e javëve të fundit na bëjnë optimistë të kujdesshëm për muajt e ardhshëm. Kemi arritur në 80% të popullsisë së imunizuar, duke filluar të administrojmë dozën e tretë për më të dobëtit dhe duke u përpjekur të bindim njerëzit mbi 50 vjeç, mes të cilëve ka ende një milion e gjysmë të pa vaksinuar besoj se mund të shpresojmë të kemi një vjeshtë dhe dimër mjaft të qetë”.

 

 

Burimi / https://www.fanpage.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top