Mirëqenie

February 5, 2018 | 18:45

Dentistët vullnetarë, përkujdesje falas për shëndetin e dhëmbëve të fëmijëve në shkollat e Tiranës

 

Kjo është nisma më e re e startuar në shkollat e Tiranës. Një akt qytetarie, por edhe përkujdesje për të rritur kulturën e higjienës së gojës që në vogëli. Kjo nismë është ndërmarrë mes Bashkisë së Tiranës dhe Fakultetit të Mjekësisë, të cilët kanë nënshkruar një marrëveshje pak kohë më parë për përkujdesje falas për shëndetin e dhëmbëve të të gjithë vogëlushëve në shkollat e Tiranës.

1

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fton të gjithë nxënësit e shkollave në kryeqytet që të tregohen të vëmendshëm, në mënyrë që çdo fëmijë të mësojë higjienën, e të kujdeset për dhëmbët.  “Të gjitha shkollat e Tiranës, po vizitohen nga dentistët vullnetarë të Bashkia Tiranë, që çdo fëmijë të mësojë higjienën, e të kujdeset për dhëmbët e veckël”, shprehet Veliaj.

Bashkia Tiranë ka fokusuar vëmendjen e saj te fëmijët dhe krijimin e kushteve optimale për rritjen dhe zhvillimin e tyre.

Dy vitet e fundit, vullnetarët kanë dhënë një kontribut të veçantë për të ndihmuar në disa prej sfidave me të cilat është përballur Bashkia Tiranë në lidhje me emergjenca të ndryshme si zjarret, përmbytjet, por edhe aktivitete të tjera me interes publik, si pastrimi apo shërbimi në institucione arsimore dhe të kujdesit social.

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top