Lifestyle

February 5, 2018 | 19:11

Pamela Anderson rrëfehet për partnerin 18 vjet më të ri: “Më ndihmoi të kapërceja menopauzën”

 

Ish-kujdestarja e Baywatch-it tregon jetën e saj të re pranë një të fejuari 18 vjet më të ri

1

Afshe të nxehta, luhatje të gjendjes shpirtërore… ishin gjithçka kam përjetuar teksa po i afrohesha moshës së 50-ave”. Kështu u shpreh Pamela Anderson, e cila sot është 51 vjeç, duke kujtuar një periudhë të vështirë të jetës së saj. “Në Malibu ndihesha vetëm dhe kështu vendosa të transferohem në Francë…”.

Atje, ish-kujdestarja seksi e Baywatch ka takuar ish-lojtarin e Milanit, Adil Rami, 32 vjeç, pra 18 vjeç më i ri se ajo, me të cilin është bashkë prej tetë muajsh: “Ne kemi një jetë të mrekullueshme, të shëndetshme dhe të thjeshtë”, thotë ajo.

Menopauza? Një kujtim i largët. Prek kohës që diva bionde dhe seksi jeton në Marsiglia me partnerin e saj, “muzika” ka ndryshuar. “Ai nuk e flet shumë mirë anglishten, unë nuk flas shumë mirë frëngjisht, por kuptohemi me gjuhën e trupit”, rrëfen Pamela për Daily Mail, duke kujtuar se e keqja më e madhe ka kaluar: “Dhe në vigjilje të 50-ve fillova të ndihesha e vetmuar në Malibu dhe menopauza më shtrëngoi më tepër. Ndihesha shumë emotive, prekesha shumë shpejt dhe kisha të gjitha shenjat e menopauzës...”.

5Pavarësisht tre burrave dhe divorceve të hedhura pas krahëve, me dy fëmijë të rritur pas, nga martesa me Tommy Lee, Brandon, tani 21 vjeç dhe Dylan, 20 vjeç, Malibu nuk i dha asaj asgjë: “Gatuaja, shtroja tryeza, por askush nuk vinte…”.

Dhe kështu ajo mori me qira një shtëpi dhe fluturoi drejt e në Saint Tropez në verën e vitit 2016.

Në Grand Prix të Monakos majin e kaluar, ajo njohu Adil Ramin dhe ishte dashuri me shikim të parë. 18 vjet më i ri se ajo nuk përbënte asnjë shqetësim për ata të dy: “Ai thotë se unë jam një aliene dhe nuk e besoj si i kam mbushur 50 vjet. Më thotë gjithmonë se duhet t’i tregoj licencën time…!”. Dhe për të mbajtur gjallë marrëdhënien, bukuroshja Pam mbështetet në një mashtrim të vogël të tipit: “Në shtëpi nuk vesh kurrë tuta”.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Daily Mail

2

4

3

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top