Studim

February 5, 2018 | 14:06

Dietat e shpejta shkaktojnë sëmundjet e zemrës

Kohët e fundit është bërë traditë që njerëzit të konsumojnë dieta të shpejta me qëllim që të humbin peshë

Por, në një studim të fundit thuhet se ata të cilët përdorin dietë të shpejtë rrezikojnë që rreth zemrës së tyre të rriten nivelet e yndyrës në 44%. Njerëzit obezë, të cilët pas një diete të shpejt hanë 600 deri në 800 kalori në ditë, rrisin nivelin e yndyrës rreth zemrës së tyre për 44%.

Kështu yndyra depërton në vena të gjakut, ku më vonë absorbohet në zemër. Pacientët që vuajnë me sëmundje zemre mund të zhvillojnë fillimisht probleme me frymëmarrjen dhe çrregullim rrahjesh së zemrës.

Kjo gjë rrit yndyrën në zemër e cila mund të rritet edhe më shumë pas tetë jave të dietës. Sëmundjet e zemrës, të cilat ndërlidhen me obezitetin, ndikojnë keq tek 2.6 milion të rinj në Britani gjatë një viti.

Pavarësisht se dieta të këtilla mund të reduktojnë deri në 6% të peshës së huaj për shtatë ditë, kjo yndyrë zakonisht depërton në venat e gjakut që më vonë i merr zemra, shpjegon hulumtimi.

Pavarësisht se për tetë javë të dietës mund të gjendet një baraspeshë e yndyrës së zemrës, për njerëzit që vetëm kanë probleme me zemrën, dieta mund t’i lë ata pa frymë, shtojnë shkencëtarët.

Burimi / http://shqiptarja.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top