Në fokus

September 14, 2017 | 12:42

Dëshira e një fëmije / Zot, më bëj një Televizor!

 untitled

Një mësuese e shkollës fillore u kërkoi nxënësve të saj të shkruanin një ese “çfarë dëshironi nga Perëndia?” Në fund të mësimit, mësuesja mblodhi të gjitha esetë e shkruara nga nxënësit e saj. Ajo i mori në shtëpi, u ul dhe filloi t’i lexonte.

Teksa vlerësonte esetë, mësuesja pa një ese të çuditshme. Ajo ese i shkaktoi shumë emocione. Burri i saj u ul pranë dhe e pa atë duke qarë. Burri e pyeti gruan e tij “Çfarë ndodhi?”

Ajo u përgjigj: “Lexo këtë, është një nga esetë e nxënësit tim”.

“O Zot, më bëj një televizor. Dua të jetoj si televizori në shtëpinë time.

Në shtëpinë time, televizori është shumë i vlefshëm. Të gjithë anëtarët e familjes sillen rreth tij. Ata janë shumë të interesuar për të.

Kur televizori flet, prindërit e mi dëgjojnë me kënaqësi dhe qetësi. Ata nuk i bërtasin. Ata nuk grinden me TV. Ata nuk e gjuajnë me shuplakë. Kështu që unë dua të bëhem një Televizor.

Televizori është qendra e vëmendjes në shtëpinë time. Unë dua të marr të njëjtin kujdes të veçantë që Televizori merr nga prindërit e mi. Edhe kur nuk funksionon, TV ka shumë vlerë.

Kur babai im dhe nëna vijnë në shtëpi, menjëherë ata ulen para TV, dhe shpenzojnë aty orë.

TV po vjedh kohën e babait tim dhe nënës sime. Nëse bëhem një TV, ata do të kalojnë kohën me mua.

Ndërsa shikojnë televizorin, prindërit e mi qeshin shumë dhe buzëqeshin shumë herë. Por dua që prindërit të qeshin dhe të buzëqeshin me mua. Pra ju lutem më bëni një TV. 

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, nëse bëhem një televizor, me siguri unë mund t’i bëj prindërit e mi të lumtur dhe t’i argëtoj. Zot, unë nuk të kërkoj asgjë. Dua vetëm të jetoj si një televizor. Ju lutem më bëni nnjë Televizor. “

Burri përfundoi leximin e esesë.

Ai tha: “Zoti im, fëmijë i varfër, ndihet i vetmuar, nuk ka marrë dashuri dhe kujdes nga prindërit e tij, prindërit e tij janë të tmerrshëm”.

Sytë e mësueses u mbushën me lot. Ajo e shikoi burrin e saj dhe tha: “Djali ynë e shkroi këtë ese”.

A mund të ndaloni dhe t’iu kushtoni vëmendje fëmijëve, bashkëshortit, prindërve dhe  marrëdhënieve të tjera në jetën tuaj, po aq kohë sa i jepni TV-së, telefonave, tabletave, PC-ve…?

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top