Mirëqenie

November 11, 2020 | 8:10

Dështoni bukur!

 

Çdo ditë në një treg ndonjëherë informal, ndonjëherë partiak apo në bazë të referencave, të gjithë dështojmë, por ju lutem dështoni bukur! Dështoni duke punuar, dështoni duke guxuar, dështoni duke besuar te puna juaj, te koha juaj, por edhe te Zoti.

PhD Donila Pipa

PhD Donila Pipa

Në këtë jetë vijmë me një qëllim, vijmë të lemë një emër, vijmë që familjarët, atdheu, institucioni, qyteti etj, të krenohen nesër me atë që ne do t’i lemë brezave, duke u thënë që ne nuk u ndalëm.

Dështoni bukur sa herë ju gra, vajza që shumë herë paguheni më pak për të njëjtën punë, më pak se burrat, brenda vetes tuaj ndjehuni të forta, pasi forca e një gruaje çan malet.

Dështoni bukur, duke motivuar në punën tuaj çdo njeri që do të ecë përpara, se kështu ju bëheni pjesë e realizimit të ëndrrave, qëllimeve të një njeriu që i vetëm ka frikë të ecë.

Dështoni bukur, si një fëmijë, që me instinktin e tij, bie, rrëzohet përsëri, disa herë duke qarë, disa herë duke ulëritur, por përsëri buzëqesh. Nuk është e lehtë të mendosh si një lider kur je i rrethuar me ushtarë, që zbatojnë urdhrat e shefit/shefes, që nuk kanë kurajën të thonë, JO, nuk e bëj, nuk është puna ime, por e juaja,nuk është për mua, por për dikë atje jashtë, që nuk i kanë dhënë akoma një shans.

Dështoni bukur, pavarësisht se jeni të rrethuar shumë herë nga zvarranikë, kuçedra, spiunë, që mbase kështu mbijetojnë në tregun informal dhe të çrregullt shqiptar.

Dështoni bukur, pasi janë ëndrrat dhe sfidat tuaja. Një ditë do të zgjoheni në një ditë me shi edhe do të buzëqeshni, pasi i mbijetuat furtunave, tregut, sfidave të së vërtetës!

 

 

Botuar në Revistën “Psikologja”, Nr. 151

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top