Këshilla & Arsye

April 21, 2020 | 8:08

Dezinfektimi me sodë buke, ja se si dhe për çfarë mund të përdoret

Në kuzhinë, për të pastruar banjën, për higjienën personale: soda e bukës nuk duhet të mungojë kurrë në shtëpinë tonë.

Dezinfektoni kuzhinën

Për të dezinfektuar kuzhinën, thjesht përgatisni një masë duke e përzier sodën me ujë, pastaj hidheni atë në një sfungjer, fërkoni sipërfaqen që doni të pastroni, shpëlajeni dhe thajeni.

Pajisjet shtëpiake

Për të pastruar frigoriferin me sodë buke, hidhni dy lugë sodë në një litër ujë dhe më pas masën e përftuar përdoreni duke e hedhur në sfungjer. Për furrën dhe mikrovalën, sasia e ujit duhet të përgjysmohet. Për të pastruar lavatriçen, duhet hedhur 100 gram sodë buke në kutinë e detergjentit një herë në muaj.

Dezinfektoni banjën

Për të dezinfektuar banjën me sodë buke, thjesht derdhni një filxhan në lavaman dhe shtoni ujë. Për të pastruar pajisjet sanitare, mund të përgatisni një përzierje të përbërë nga tre lugë sodë buke, një lugë uji dhe një uthull të bardhë, pastaj përdoreni me një sfungjer të lagur në zonën që duhet pastruar.

Dezinfektoni këpucët

Pasi shtëpia të jetë pastruar, ne vazhdojmë të dezinfektojmë këpucët me sodë: kjo substancë ndihmon në zbardhjen e atleteve. Për ta bërë këtë, thjesht kaloni një leckë të njomur me ujë në këpucë, fërkojini ato me një furçë të spërkatur me sode buke, lëreni të veprojë gjatë natës dhe më pas lajini në lavatriçe.

Dezinfektoni gojën

Le të kalojmë tani në kujdesin personal, duke u përpjekur të kuptojmë se si të dezinfektoni zgavrën e gojës me sodë buke. Soda e bukës mund të hidhet në një filxhan me ujë të nxehtë me një majë kripe dhe të bëhet një dezinfektues i fuqishëm për dhimbjen e fytit. Duke bërë gargarë me këtë zgjidhje, dhimbja juaj e fytit do të zhduket brenda disa ditësh. Ju gjithashtu mund të hidhni pak sodë buke në furçën e dhëmbëve për të zbardhur dhëmbët ose mund të përgatisni një masë me ujë dhe sodë, të cilën mund ta përdorni për shpëlarje goje.

Dezinfektoni këmbët

Për qëllime të higjienës personale, ju mund të dezinfektoni këmbët tuaja me sodë buke. Mund të përgatisni një banjë të vakët për këmbë me ujë dhe dy lugë sodë buke, zgjidhja ideale për të freskuar dhe lehtësuar këmbët pas një dite të gjatë larg shtëpisë. Mbajini këmbët në të për dhjetë minuta.

Dezinfektoni lëkurën

Soda e bukës është gjithashtu e mirë për lëkurën. Për të dezinfektuar lëkurën me sodë buke mund të vloni një tenxhere me ujë pastaj shtoni dy lugë sodë buke dhe disa pika vaj të pemës së çajit. Pasi ta keni hequr tenxheren nga nxehtësia, lëreni të ftohet pak, pastaj mbuloni kokën me një peshqir dhe fytyrën tuaj afrojeni pranë avullit. Vetëm pesë minuta janë të mjaftueshme për të hapur poret dhe për ta bërë lëkurën gati për pastrimin e përditshëm.

 

 

Burimi / https://www.puglia24news.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top