Mirëqenie

November 11, 2017 | 8:10

Dhjamosja… rrezik për gjendjet patologjike

Obeziteti në kohërat që jetojmë është një fenomen i pashmangshëm, sidomos tek të vegjlit. Shkaqet mund të jenë nga më të ndryshmet, gjenetika apo ushqimet OMGJ. Por për dietologët, faktor i mbipeshës mbetet mënyra e jetesës. Zakonisht, obeziteti shkaktohet nga marrja e më shumë kalorive sesa trupi shpenzon. Genet mund të krijojnë terrenin për mbipeshë ose dhjamosje, por në fund të fundit pesha varet nga ushqimi dhe nga lëvizjet që kryen gjatë gjithë kohës individi, kur për një kohë të gjatë merren kalori të tepërta, bëhet një jetë sedentare ose kombinohen të dyja bashkë. Por cilët janë realisht faktorët e riskut që shfaq mbipesha përmes patologjive të ndryshme.

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

• Diabeti i sheqerit tipi II: 80% e të sëmurëve të prekur janë obezë.

• Hiperlipidemia: tek obezët kemi rritje të triglicerideve, ulje të lipoproteinës, rritje tw dendësisë së HDL

• Sëmundjet kardiovaskulare: shumë studime epidiemiologjike e lidhin dhjamosjen me sëmundjet dhe vdekshmërinë nga sëmundjet nervore apo vaskulare. Përveç dëmtimit të arterieve koronare në 50 % të njerëzve ku pesha ideale rritet, në 50 % vihen re çrregullime dhe hipertrofi të barkushes së majtë, pavarësisht nga shfaqja e hipertensionit , e cila shpesh përfundon me pamjaftueshmëri kardiake. Vdekja e papritur është e shpeshtë në personat e dhjamosur, si rezultat i aritmive kardiake.

• Hipertensioni : shumë studime tregojnë lidhjen midis peshës së trupit dhe hipertensionit. Shpeshtësia e hipertensionit është 2-5 herë më e madhe tek njerëzit e dhjamosur.

• Mëlçia – dhjamosja është faktor i rëndësishëm për formimin e gurëve të tëmthit. Te femrat, mëlçia e dhjamosur karakterizohet nga filtrimi i indit lipoid dhe shtimi i enzimave hepatike.

• Artritet: shpeshtësia e artrozave të gjurit shtohet në lidhje me peshën trupore (shkaqet janë mekanike) , ndërsa osteoporoza dhe thyerjet janë më të ulëta si përqindje tek obezët.

• Sindroma e Aipnisë në gjumë karakterizohet nga mosmarrja frymë gjatë natës. Shenjat janë mjaft të vështira të ekzaminohen, sepse vetëm një i tretë mund të përcaktojë mungesën e frymëmarrjes gjatë natës dhe jo personi vetë. Diagnoza shoqërohet me gërhitje të fortë të shoqëruar me një zgjim të papritur, e cila mund të avancojë deri në edemë pulmonare,dhe gjithashtu me ndjenjë lodhjeje gjatë zgjimit në mëngjes,si rezultat i gjumit jo të qetë të natës.

• Edema e gjymtyrëve të poshtme është si rrjedhojë e mosqarkullimit venoz, si rezultat i uljes së lëvizshmërisë tek obezët dhe si pasojë e presionit venoz nga depozitimi i yndyrnave.

• Celuliti është ndërlikim i shpeshtë i obezitetit, i përket kryesisht gjymtyrëve të poshtme, shoqërohet me edemë dhe inflamacion, i përgjigjet me vështirësi terapisë.

• Tromboflebitet dhe trombozat hasen shumë shpesh në personat obezë (si edema ,mosqarkullim i gjakut ), si rezultat mekanik edhe metabolik, ku përmbledh shtimin e faktorëve të hemostazës.

• Rreziku kirurgjikal: si nga pandjeshmëria ashtu dhe nga ndërhyrjet kirurgjikale, risku është i madh tek obezët. Faktorët më të shpeshtë janë infeksionet pulmonare, traumat kirurgjikale, herniet etj. •Neoplazmat: Obeziteti shoqërohet me shpeshtësi të rritur të neoplazmave, sidomos në traktin tretës (zorrë e trashë), atë gjenital (gjoks, mitër, vezore, prostatë) .

• Çrregullimet hormonale tek obezët janë të shpeshta, aminoretë. Nga mbiveshkoret kemi rritje të kortizolit, hormoneve mashkullore, ndërsa tek gratë kemi hipertrikeozë.

• Shfaqje psikotrupore: Faktorët psikologjikë dhe shoqërorë marrin pjesë në shkaqet e obezitetit. Paraqitja e jashtme luan rol të rëndësishëm psikologjik. Cilësia e jetës sipas statistikave është më e ulët tek obezët.

• Vdekshmëria: Obeziteti është faktor rreziku së bashku me hipertensionin dhe hiperlipideminë. Shtimi i vdekshmërisë është më i shpeshtë në moshat e reja dhe varet nga kohëzgjatja e obezitetit.

Lunch break

Lunch break

Mjekimi

Me gjithë përparësitë e studimeve të sotme, përballimi i mjekimit tek personat obezë është shumë i vështirë. Bazat e mjekimit mbështeten kryesisht në këshillat dietike. Në shumicën e rasteve përdoren skema që lidhen me uljen e energjisë që është e nevojshme për të mbajtur një peshë trupore, energji e cila duhet të ulet me rreth 500 kalori më pak në ditë. Në praktikën e përditshme përdoren dieta të nivelit 1000 kal deri 1600 kal në ditë. Përmbajtja e yndyrnave në këto tipe dietash duhet të jetë rreth 30% , ndërsa albumina duhet të jetë në sasi të lartë. Këto dieta kanë humbje 0.5-1 kg në javë. Në rastet e obezitetit të lartë, duhet të jetë humbja në peshë deri në 4 kg në javë, në dieta më shumë pak kalori 600 kal /në ditë. Këto dieta janë dhe të pasura me albuminë dhe të varfra me yndyrna si dhe të pasura me vitamina. Humbja e peshës mund të çojë në përmirësimin e hiperinsulinemisë, të rezistencës kundrejt insulinës, të diabetit, të hipertensionit dhe të hiperlipidemisë. Këto ndryshime janë të rëndësishme dhe të qëndrueshme, në qoftë se mbahet humbja e peshës. Gjatë humbjes të peshës të gjitha depozitat e indit dhjamor pakësohen në mënyrë përpjesëtimore. Shpesh kjo nuk sjell efektet e dëshiruara kozmetike. Për të përcaktuar sasinë e tepërt të dhjamit, matni trashësinë e lëkurës, me anë të një kompasi të posaçëm në: 1) Në triceps 2) Nën skapulare 3) Në bicepsin 4) Suprailiake Në bazë të shumës së këtyre matjeve të palëve të lëkurës në këto vende përcaktohet gjendja e obezitetit.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com