Në fokus

November 18, 2020 | 8:32

Dhjetë minuta për të gjetur vetveten e humbur…

 

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

inspiration-34-_-mirror-editorials-weekend-creative

Nuk je e sinqertë. Jo drejt meje, apo të tjerëve.

Ju nuk jeni të sinqertë me veten tuaj. Dhe kjo në vetvete, dhe të jesh i sigurt për të, është burim i shumë të këqijave dhe e shëmtuar.

I fshihni, i varrosni, i shtypni brenda jush, çfarë ju shqetëson. Dhe përpiqeni të pretendoni se ato nuk ekzistojnë, se nuk ju shqetësojnë, se nuk kanë rëndësi.

Por nuk mund të bëhet kështu. Shqetësimet janë atje, dhe me kalimin e kohës, sa më shumë që mblidhen, do të dalë gjithnjë e më shumë erë.

Ndaj, këtë sinqeritet që ke humbur o njeri lufto për ta gjetur.

Provoni çdo ditë, dhjetë minuta, jo më shumë, të izoloheni.

Dhjetë minuta pa njerëz, pa zëra, pa imazhe, pa zgjidhje apo shqetësime për të kërkuar dhe gjetur një zgjidhje.

Dhjetë minuta larg TV, celularëve, kompjuterave apo gjithçkaje tjetër.

Dhjetë minuta, vetëm ti dhe vetja jote.

Mos bëni absolutisht asgjë. Qëndro vetëm. Dhjete minuta.

Duket e thjeshtë. Por është shumë e vështirë. E frikshme Do ta shihni nëse e provoni.

Është mënyra që këto minuta, që gjithçka që keni varrosur, harruar, lënë pas dore, do t’i nxjerrë jashtë para jush.

Është mënyra për të qenë përsëri e sinqertë me veten.

Mënyra, një fillim, për të gjetur vetveten e humbur…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top