FB

December 21, 2021 | 8:06

Dhuratat pa kosto të Krishtlindjes: ide për të mahnitur miqtë pa shpenzuar (pothuajse) asgjë

Gjëja më e çmuar për t’u dhuruar njerëzve të dashur është koha jonë: një këngë e veçantë, një shënim i shkruar me dorë ose një ëmbëlsirë e cila mund të bëjë ndryshimin. Për pak ditë (katër) janë Krishtlindjet dhe, si çdo vit, nxitimi i dhuratave të minutës së fundit ka filluar të befasojë prindërit, partnerët apo miqtë. Një dhuratë e suksesshme nuk është domosdoshmërish një dhuratë e shtrenjtë: mund të bëni përshtypje të mirë edhe duke shpenzuar një shumë të vogël, me dhurata të personalizuara dhe me kosto të ulët. Por në zgjedhjen e dhuratave ka diçka që ka më shumë rëndësi se çmimi: koha dhe kujdesi ynë.

0

Biskotat e Krishtlindjes

Gjithmonë një ushqim i mirë, një formë dashurie dhe të shpërndarit të saj. Një ide e bukur dhe me kosto të ulët për të bërë të lumtur kolegët e zyrës ose fqinjët është t’u jepni biskotat tradicionale të Krishtlindjes në formën e një njeriu me xhenxhefil, kometë ose bredh.

1

Një listë e personalizuar këngësh

Platformat e transmetimit të muzikës si Spotify ju lejojnë të krijoni lista dëgjimi të personalizuara për t’i ndarë ose kushtuar dikujt. Një ide perfekte për miqtë e vjetër, të cilët do të mund të rijetojnë momentet më të bukura përmes këngëve të zemrës

 

Një listë filmash dhe librash për të pavendosurit

Le ta pranojmë: gjatë mbrëmjeve “divan dhe TV” shpenzon më shumë kohë duke zgjedhur një film sesa duke e parë. Pse të mos ia lehtësoni jetën një miku të pavendosur duke bërë një listë filmash ose seriale televizive për t’u parë? Mund të kënaqeni duke i shtuar një shënim përmes një letre ose një emaili plot me gif. E njëjta gjë mund të bëhet edhe me librat.

 

Një objekt i punuar me dorë

Një shall i thurur ose një kapele me grep janë unike (dhe në modë!) Por të gjithë mund ta kënaqin veten me hobin e tyre: një qiri aromatik, një kavanoz me reçel, një kuti të pikturuar. Dhurata unike, origjinale dhe absolutisht të qëndrueshme dhe pa shumë kosto!

Një foto kujtim me kornizë

Në epokën dixhitale kemi memorien e telefonit plot me foto, por gjithnjë e më pak kujtime janë të printuara në letër. Nëse po kërkoni një dhuratë për të lumturuar të afërmit e ngushtë, përpiquni të gjeni një foto të së shkuarës, për ta printuar dhe vënë në kornizë. Me një dedikim në shpinë, lotët nga emocioni janë të garantuara.

3

Një video me kujtime

Për ata që preferojnë versionin dixhital të fotove kujtim, ekziston një truk i lehtë për të krijuar video të personalizuara. Galeritë e fotografive në smartphone ju lejojnë të krijoni video kujtimesh me fotot më të rëndësishme, duke shtuar muzikë dhe titra. Pasi të krijohet, është shumë e lehtë për t’u ndarë me miqtë, ndoshta duke e dërguar atë vetëm në prag të Krishtlindjes.

 

Një letër për të dërguar

Letrat e dashurisë tashmë janë zhdukur, por ato mbeten një ide e fuqishme për të mahnitur miqtë që janë transferuar larg ose për të afërmit që nuk i shohim kurrë. Mjafton një dedikim i dashur apo një vizatim i bërë me dorë për të lënë gjurmë në mënyrë të papritur.

4

Një vizitë surprizë

Gjëja më e çmuar që mund t’u japim njerëzve që duam është koha jonë. Pandemia e bën të nevojshme të kemi një kujdes shtesë, por ka shumë mënyra se si mund ta kapërcejmë hendekun: shkoni të takoni dikë që nuk e kemi parë për një kohë të gjatë, organizoni një shëtitje në natyrë ose thjesht bëni një telefonatë. Rrjetet sociale e kanë bërë më të lehtë mbajtjen e kontaktit, por një vit e gjysmë e pandemisë na ka mësuar se sa e bukur (dhe e çmuar) është të ndajmë një moment së bashku!

 

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi fanpage.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top