Mirëqenie

July 16, 2018 | 12:49

Dieta 1 ditore për të reduktuar fryrjen e stomakut

Fryrja e stomakut është ënjtje me dhimbje në zonën e barkut, e cila mund të shkaktohet kur hani diçka me të cilën nuk pajtohet trupi juaj. Metodat për trajtimin e këtij fenomeni fillojnë nga konsumimi i ushqimeve të caktuara e deri te konsumimi i shumtë i ujit.

Ja çfarë të konsumoni për të eliminuar këtë problem:

Mëngjes

Kos me drithëra dhe 1 filxhan manaferra ose 2 vezë të ziera dhe 1 filxhan manaferra

Mes mëngjesit dhe drekës

1 grusht arra dhe 1 portokalli ose disa shkopinj selino dhe 2 lugë çaji gjalpë kikiriku

Drekë

Sallatë: 2 gota të mëdha me perime, 1 kastravec, 2 domate, 2 karota të vogla, 1 avokado, 1 vezë të zierë, një lugë çaji fara (luledielli, kungull ), vaj, limon, uthull

Vakt për pasdite

200 ml kos me kanellë ose një filxhan me copa kastraveci dhe kopër të freskët, të kombinuara me dy lugë kos.

Darkë

Peshk i pjekur, spinaq i gatuar me vaj ulliri dhe hudhër, perime të pjekura (patate, karota, panxhar)

Konsultohuni me mjekun për të vërtetuar që këto produkte nuk ju bëjnë reaksion.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top