Dëshmi

July 6, 2018 | 9:13

Histori njerëzore / E mbijetuara nga kanceri merr live propozimin për martesë

Propozimi është një hap shumë i rëndësishëm në jetë, por kur ky bëhet drejtpërdrejtë në TV është një përpjekje e rrezikshme: Nëse personi me të cilin jeni duke u përpjekur të kaloni pjesën tjetër të jetës refuzon ofertën tuaj, zemra juaj dhe ndjenjat e zjarrta janë publike dhe regjistrohen nga të gjithë. 

Për fat të mirë, kur e mbijetuara e kancerit Tara u befasua nga një propozim nga i dashuri i saj, Jarryd, gjatë një shfaqje në televizionin Australian, ky moment i preku të gjithë, jo vetëm ata që ishin protagonistë.

Tara është në fazën e fundit të trajtimit me kimioterapi për kancerin e gjirit dhe pas shfaqjes Carrie Bickmore e mirëpriti atë në audiencë – “vazhdoni të luftoni, paçi fat, ne të gjithë jemi prapa jush” – I dashuri i Taras mbajti një fjalim të shkurtër: Faktikisht Tara është personi më i fortë, më vetëmohues që kam takuar ndonjëherë. Ajo është nëna më e mirë, ajo është partnerja më e mirë, është shoqja ime më e mirë, ne bëjmë ekipin më të mirë”.

Në këtë moment, ai u ngrit për të nxjerrë një unazë nga xhepi dhe e pyeti: A dëshiron të martohesh me mua?

 

Burimi / cosmopolitan.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top