Mirëqenie

November 5, 2018 | 13:36

Dieta mesdhetare ndihmon të moshuarit të jetojnë më gjatë

Dieta mesdhetare mbron shëndetin e të moshuarve dhe mund të zgjasë jetën e tyre. Kështu thotë një studim italian i publikuar në “British Journal Of Nutrition”. Sipas tij, të qenit besnik i një diete të tillë redukton 25% rrezikun e vdekjes nga ndonjë shkak i papritur në moshën mbi 65-vjeçare.

Studimi analizon marrëdhëniet midis dietës mesdhetare dhe mortalitetit te një numër më i madh se 5 mijë njerëzish mbi 65 vjeç. Në fund rezultoi se dieta mesdhetare është e efektshme në reduktimin e rrezikut të vdekjes në popullatën e përgjithshme.

Të dhënat tregojnë qartë se një tryezë tradicionale e dietës mesdhetare, e pasur me peshk, fruta, perime, vaj ulliri, drithëra, mish, produkte të qumështit dhe konsum të moderuar të verës gjatë ngrënies shoqërohet me një ulje mesatare të konsiderueshme prej 25% të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, me përfitime veçanërisht në shëndetin e trurit dhe zemrës.

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top