Mirëqenie

November 5, 2018 | 13:55

Vlerat ushqyese të piperit të kuq dhe përfitimet që i sjell organizmit

Piperi i kuq është një nga përbërësit më të përdorur në kuzhinën tonë për mjaft gatime të përditshme. Disa nuk e preferojnë ta konsumojnë, por duhet të pranojmë, ai u jep shije gjithë ushqimeve, sidomos gatimeve në furrë. Është i pasur me plot vitamina të ndryshme dhe minerale të tilla si, vitamina C, B6, mangani, dhe flavoidet.

Piperi i kuq  është jashtëzakonisht i dobishëm për hemorragjinë nga hundët ose lëndimeve  të tjera, të cilat shoqërohen me hemorragji lokale, pasi në atë sistemike, piperi i kuq nuk ka vlerë të rëndësishme mjekësore.

Mënyra se si mund të mbroheni në rastet e hemorragjive, është duke vendosur piper të kuq në vendin e gjakosur dhe hemorragjia do të ndalojë në mënyrë të menjëhershme. Nëse shqetësoheni se do të keni djegie të forta, siç ndodh me alkoolin, duhet të jeni të sigurt se nuk do të ndieni aspak dhimbje, por vetëm shërim të shpejtë e të sigurt.

Përveç ndalimit të gjakderdhjes, piperi redukton ndjeshëm rrezikun e atakut në zemër dhe parandalon shumë sëmundje të tjetër kardiovaskulare. Zvogëlon rrezikun  e zhvillimit të aterosklerozës, e cila më vonë do të çonte në ishemi dhe infarkt në moshë të madhe. Duke u parandaluar në kohë ky proces, ne mund ta vonojmë disi atakun në zemër, edhe pse këtu duhen marrë parasysh dhe ndikimet e faktorëve të tjerë, si trashëgimia, mënyra e të ushqyerit, seksi, duhani, alkooli, sëmundjet e lidhura me yndyrnat etj. Përveç kësaj, piperi i kuq lufton edhe sëmundjet inflamatore të zorrëve duke stimuluar zorrët dhe larguar toksinat nga trupi ynë.

 

Burimi / bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top