Në fokus

January 6, 2021 | 9:48

Dieta mesdhetare ndihmon zemrën

Që dieta mesdhetare është e shëndetshme, kjo dihej prej kohësh, por tani studiuesit kanë zbuluar se kjo dietë ul edhe rrezikun ndaj iktusit dhe infarktit në masën 30%.

Ky është përfundimi i një studimi të bërë nga universiteti i Barcelonës, i botuar në “New England Jourdan”, i cili ka analizuar për 8 vjet rresht gjendjen shëndetësore të 7500 personave, edhe të moshuar, duke monitoruar sistemin e tyre kardiovaskular dhe dietën ushqimore.

Studiuesit i kanë ndarë pjesëmarrësit në tri grupe. Grupi i parë ndiqte rregullisht një dietë mesdhetare të integruar me vaj ulliri (një litër në javë), i dyti konsumonte fruta të thata (30 gramë në ditë) dhe grupi i tretë ndiqte një dietë të varfër me yndyrna.

Nga rezultatet dy grupet që përfitonin në nivel shëndetësor ishin grupi i parë dhe i dytë, të cilët konsumonin edhe yndyrna. Personat që morën pjesë në këto dy grupe shfaqën një ulje të rrezikut të patologjive kardiake, infarki dhe iktusi në masën 30%.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 153

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top