Mirëqenie

February 18, 2021 | 8:36

Dieta Rosedale: si të ulni kolesterolin e lartë duke ngrënë mirë

Kolesterol i lartë? Problemi gjendet në zorrën tuaj. E dimë që për çdo problem shëndetësor, duhet të kemi parasysh ndryshimin e dietës sonë: të njihemi me përbërësit më të thjeshtë dhe më ushqyes.

Kur ushqehemi keq, kur bëjmë një jetë shumë sedentare, në fakt, disa vlera të organizmit tonë ndryshojnë në mënyrë të pashmangshme. Ekzistojnë dy lloje kolesteroli: i keq dhe i mirë. Kolesteroli i keq duhet të kontrollohet.

1

Mjeku Rosedale, në vitin 2010 vendosi të strukturojë një dietë që do t’i shërbente trupit për të marrë të gjitha lëndët ushqyese që i duhen. Përveç luftimit të kolesterolit, dieta e tij ndihmon në parandalimin e diabetit.

Dieta Rosedale është studiuar prej kohësh së bashku me Dr. Eric Westman dhe Dr. John Kohnialis. Prandaj, po ju prezantojmë disa ushqime, të tilla si yndyrnat e mira dhe ushqimet me indeks të ulët glicemik.

Dr. Rosedale, i cili themeloi Carolina Center of Metabolic Medicine, ka një plan shumë të thjeshtë diete për t’u ndjekur. Rregulli i parë është që ju të hani kur jeni të uritur, çdo 3 orë.

Për më tepër, çdo vakt duhet të jetë më i lehtë. Gjithashtu duhet të përdorim sasinë e duhur të ujit gjatë ditës. Është në rregull të futni fibra dhe proteina, për sa kohë që nuk i teproni me këto të fundit.

Proteinat nuk duhet t’i kalojnë 50 gram. Sa për darkën, duhet të hamë tri orë para se të flemë. Ndër ushqimet e lejuara, gjejmë peshkun: në fakt, lejohen të gjithë llojet, veçanërisht ata blu.

Hapësirë për t’u konsumuar i bëhet edhe avokados, e çmuar për shëndetin e zemrës, vezët, tofu dhe mishi i bardhë, i tillë si gjel deti. Sa i përket frutave të thata, të cilat sigurojnë yndyrna të mira, farat e kungullit dhe farat e lirit janë të mira.

Arrat, bajamet dhe çokollata e zezë janë të mirëseardhura, si dhe shumë perime dhe fruta. Para se të futni dietën Rosedale, këshillohet të dëgjoni mendimin e mjekut tuaj.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Cettinella

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top