FB

February 18, 2021 | 8:35

Si të hani karbohidrate pa shtuar peshë, ja disa këshilla të dobishme

Karbohidratet duhet të jenë të pranishme në një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Nëse jemi në dietë nuk duhet të heqim dorë nga këto elementë, sado të çmuar për trupin tonë. Sipas Organizatës së Shëndetësisë, në një dietë të saktë, 55% e energjisë totale duhet të vijë nga karbohidratet. Kjo është arsyeja pse largimi tërësisht i tyre nuk është zgjidhja e duhur.

Pra, le të zbulojmë se si të konsumojmë karbohidrate pa shtuar peshë

Duke u nisur nga supozimi se ngrënia nuk është vetëm ushqim, por edhe kënaqësi, nuk duhet të heqim plotësisht dorë nga ajo që na pëlqen. Thjesht duhet të zgjedhim mënyrën e duhur për të ngrënë. Për shembull, nëse shumica mendojnë se për të humbur peshë duhet të eliminojnë plotësisht karbohidratet nga dieta, do të duhet të ndryshojnë mendim. Në fakt, thjesht ndiqni disa masa të vogla paraprake dhe mund të konsumoni karbohidrate pa shtuar peshë.

Është e qartë se do të duhet t’i kushtojmë vëmendje si cilësisë së asaj që do të zgjedhim, por edhe sasive.

  1. Zëvendësoni karbohidratet e rafinuara me ato të drithërave.

Ato të rafinuara shkaktojnë një rritje të shpejtë të sheqerit në gjak dhe rritjen pasuese të insulinës e cila i transformon ato në yndyrna. Nga ana tjetër, drithërat e plota, falë fibrave që përmbajnë, ngadalësojnë thithjen e sheqernave, bëjnë që sheqeri në gjak të rritet me më pak shpejtësi dhe të japë një ndjenjë më të madhe të ngopjes sesa ushqimet e rafinuara. Respektoni sasitë e duhura, te buka, makaronat dhe produktet e pjekura të bazuara në miell integral.

  1. Konsumojini ato në pjesën e parë të ditës.

Marrja e karbohidrateve në mëngjes ose në drekë është e rëndësishme, sepse kemi gjithë ditën para për t’i përpunuar. Nëse i marrim në mbrëmje, ose më keq gjatë natës, ato do të grumbullohen në ije dhe kofshë dhe do të jetë më e vështirë të treten.

  1. Gjithashtu konsumoni bishtajore dhe perime.

Nëse hamë një pjatë sallatë para drekës, ose përgatisim makarona duke shtuar perime ose bishtajore, do të rrisim ndjenjën e ngopjes falë fibrave të marra. Për më tepër, ne do të ngadalësojmë thithjen e glukozës.

  1. Makarona al dente.

Ne tashmë ju kemi shpjeguar se si të hani makarona pa shtuar peshë. Përveç këtyre këshillave, do të duhet të bëni kujdes që të gatuani makaronat al dente, kjo sepse ka një indeks glikemik më të ulët. Kjo do të stimulojë një prodhim më të ulët të insulinës me një rënie të akumulimit të yndyrës në trupin tonë.

  1. Jo vetëm për karbohidratet.

Më mirë t’i kombinoni me një racion ekuivalent të proteinave. Këto të fundit, në fakt, ulin indeksin glicemik të karbohidrateve duke shmangur kulmet glicemike. Do të jetë më e lehtë për trupin të përdorë karbohidratet si një burim energjie sesa t’i ruajë ato në formën e yndyrës.

  1. Shmangni karbohidratet në darkë.

Pas orës 5 pasdite duhet të shmangim konsumimin e karbohidrateve, të cilat në vend të kësaj do t’i konsumojmë për mëngjes dhe drekë. Nëse nuk dimë si ta shoqërojmë vaktin tonë, ne duhet të zgjedhim alternativa më pak kalorike ndaj bukës ose makaronave. Për shembull ëmbëlsira me oriz ose misër. Gjithashtu duhet të shmangim ëmbëlsirat në mbrëmje dhe sidomos natën.

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top