FB

March 16, 2022 | 9:05

Dietë për gratë pas moshës 50 vjeçare… çfarë duhet të hanë për të qëndruar në formë

Me ardhjen e menopauzës, trupi i gruas ndryshon, prandaj ndryshimi i dietës pas moshës 50-vjeçare është pothuajse një rrugë e detyrueshme për të qëndruar e shëndetshme. Metabolizmi ngadalësohet, silueta ndryshon dhe nuk është vetëm ana estetike ajo që nuk na jep më kënaqësi duke e parë veten në pasqyrë, por është shqetësimi për të mos i kushtuar kujdes të mjaftueshëm trupit tonë.

Pas moshës 50 vjeçare femrat duhet të jenë më aktive, për të mbajtur larg shumë sëmundje. Një konsultim te një nutricionist duhet bërë pavarësisht humbjes së peshës, sepse një profesionist është ai që duhet në këto raste dhe ai është në gjendje të sugjerojë mënyrat e duhura për të qëndruar në formë dhe të shëndetshme.

Ne e dimë se një dietë e krijuar për çdo individ është gjithmonë më efektive se ajo e bërë vetë, e cila shpesh nuk jep as rezultatet e dëshiruara. Në këtë artikull ne duam t’i hedhim një sy disa këshillave të arta të përshtatshme për të gjitha gratë, të dobishme për t’i kushtuar më shumë vëmendje asaj që duhet të hanë.

Pas të 50-ave, është padyshim e rëndësishme të kufizoni marrjen e yndyrave, miellrave të rafinuar, ëmbëlsirave, alkoolit dhe sheqernave të thjeshta, sepse metabolizmi nuk është në gjendje t’i përpunojë ato si më parë. Kjo do të thotë jo vetëm që tretja shfaqet më e ngadaltë, me një ndjenjë rëndese pas ngrënies, por edhe se kilogramët e tepërt janë gati të grumbullohen në pjesën e barkut, të pasme dhe kofshë, më shumë se në të kaluarën.

Nga ana tjetër, vlen të rritet konsumi i frutave dhe perimeve të freskëta, bio dhe të stinës, duke shmangur gatimet e gjata dhe erëzat e tepërta. Gjithashtu është e rëndësishme të mos ju mungojnë proteinat, veçanërisht ato me bazë bimore, për të mbajtur muskujt të shëndetshëm dhe kalcium për shëndetin e kockave.

Nëse kockat janë në formë të mirë, ne në fakt mund të bëjmë më shumë aktivitet fizik pa frikën se do të ndjehemi të lënduar pas një seance në palestër. Gjithashtu nuk duhet të mungojmë as drithërat dhe vezët, burim i vitaminës B12, për të luftuar aneminë.

 

Burimi / https://www.donnad.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top