FB

September 14, 2021 | 8:30

Disa fëmijë u pyetën se cili është kuptimi i jetës? Ja përgjigjet e tyre…

Youngsters across Britain kanë zgjedhur në pyetësorin e tyre të radhës një grup fëmijësh të grupmoshës 6-14 vjeç për t’u bërë pyetjen më të vështirë për të gjithë ne: “Cili është kuptimi i jetës?”.

Pjesa më e madhe përmendën familjen si prioritetin kryesor të jetës së tyre, duke e vlerësuar si ambientin ku ndiheshin të lumtur, të dashur dhe të rëndësishëm.  Për ta, kuptimi i jetës ishte familja. Vetëm 1% e 1000 pjesëmarrësve në pyetësor, përmendën paratë si pjesë kryesore të kuptimit të jetës.

Drejtuesi i pyetësorit i pyeti gjithashtu edhe se cilët personazhe të famshëm në botën e hollivudit kishin qejf dhe shumica përmendën artistët e rinj duke treguar pak njohje në radhët e artistëve legjendarë të fushës së artit.

Ndërkohë ata u pyetën edhe për punët që i mendonin si më të bukurat në jetë dhe përmendën profesionet si mjekë, astronautë dhe këngëtarë.

Patricia Pearce, një nga intervistueset e fëmijëve, u shpreh: “Ne u ndjemë shumë të lumtur që shumica zgjodhën aspekte vërtet të rëndësishme të jetës për të shpjeguar kuptimin e saj. Prisnim në fakt që pjesa më e madhe të zgjidhnin çështje të lidhura me paranë dhe në fund të pyetësorit kemi mbetur të habitur që vetëm për 1% të fëmijëve kuptimi i jetës ishte i lidhur me paratë.

Kjo na bën tepër të lumtur dhe të ndihemi krenarë që breza të tillë po vijnë. Ne kemi nevojë për njerëz që dashurinë për familjen, shoqërinë, për njerëzit në përgjithësi, e vendosin në plan të parë”.

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top