Mirëqenie

September 6, 2018 | 13:42

Disa kokrra bajame, zëvendësueset ideale të mëngjesit

Disa kokrra bajame, janë mënyra më e mirë për të kompensuar mëngjesin, sugjerojnë kërkimet e reja. Nxënësit që konsumojnë vaktin më të rëndësishëm të ditës, mëngjesin, ose e zëvendësojnë atë me disa kokrra bajame, kanë nivele më të mira të sheqerit në gjak.

Autori kryesor i studimit, Rudy Ortiz, nga Universiteti i Kalifornisë, Merced, tha: “Hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se bajamet përmbajnë yndyrna të shëndetshme, proteina, vitaminë E dhe magnez. Për shkak të vlerave ushqyese ato mund të normalizojnë presionin e ulët të gjakut dhe nivelet e kolesterolit, si dhe të reduktojnë urinë dhe shtimin e peshës.

Studiuesit analizuan 73 studentë të vitit të parë të universitetit të cilët pranuan që shpesh nuk e konsumojnë mëngjesin.

Studentët e Universitetit u zgjodhën për shkak të hulumtimeve të mëparshme duke marrë parasysh që 20 deri në 43 % e tyre nuk hanë mëngjes. Rreth 63 % e pjesëmarrësve raportuan se nuk konsumojnë kurrë mëngjes, rrallë, vetëm dy ose katër herë në javë.

Nxënësit u ndanë në dy grupe. Tridhjetë prej tyre hëngrën mbi 56g bajame të thata, të barabarta me 320 kalori, çdo ditë për tetë javë. Pjesa e mbetur, pra 43 persona, konsumuan çdo ditë bukë të thekur gruri, duke arritur 338 kalori. Mëngjesi zakonisht u konsumua në orën 11:00. Të gjithë pjesëmarrësit mbajtën regjim të njëjtë gjatë studimit, i cili u financua nga Bordi “Almond” i Kalifornisë.

Rezultatet, të botuara në revistën “Nutrients”, dolën në përfundimin se studentët që konsumuan bajame, kishin nivel më të ulët të sheqerit në gjak 2 orë më vonë, si dhe 34 % më pak rezistencë ndaj insulinës, sesa ata që konsumuan bukë gruri.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top