Këshilla & Arsye

December 4, 2018 | 14:41

Disa mënyra për të trajtimin e lëkurës së thatë në dimër

Moti i ftohtë dëmton shumë lëkurën, por ka disa mënyra për ta trajtuar atë. 7 mënyra për të trajtuar lëkurën e thatë në dimër:

“Luftoni” të ftohtin

Ajri i ftohtë e i thatë i muajve të ftohtë të dimrit bën që uji në lëkurën tuaj të zhduket më shpejt. Sipas shkencëtarëve, lëkura në dimër humb 25% të aftësisë së saj për të qëndruar e hidratuar, duke u bërë më e thatë dhe e ashpër. Ju mund ta reduktoni këtë thatësi të lëkurës, duke u përpjekur ta mbuloni sa më shumë, si për shembull me dorashka apo shall.

Kontrolloni lagështinë e ajrit

Edhe nëse kaloni më shumë kohë  brenda në nxehtësi, lëkura sërish thahet. Përpiquni të kontrolloni lagështinë e ajrit dhe të përdorni produkte që e balancojnë atë.

Shmangni dushet shumë të nxehta

Sa më e lartë të jetë temperatura e ujit kur bëni dush, aq më shumë do ia hiqni sasinë e yndyrës lëkurës, duke e lënë atë të thatë. Përpiquni të mos e zgjasni dushin më shumë se 10 minuta dhe të laheni me ujë të vakët, jo shumë të nxehtë.

Kremi hidratues

Hidratimi i lëkurës me kremra është mënyra më efektive për të trajtuar thatësinë e saj. Momenti më i mirë për ta aplikuar është 10 minuta pas larjes, kur poret e lëkurës suaj janë ende të hapura.

Ndërroni larësin

Një nga shkaqet kryesore të tharjes së lëkurës është larësi jo i duhur. Zgjidhni një larës pa shumë kimikate dhe pa shumë aromë.

Shmangni rrobat e leshta

Materialet e leshta mund të acarojnë lëkurën e thatë e të ndjeshme. Zgjidhni rroba më të buta, për shembull të pambukta.

Hidratohuni

Gjatë dimrit kemi më pak etje për ujë, por kjo nuk do të thotë se trupi nuk ka nevojë për lëngje. Pini rregullisht ujë dhe lëngje të tjera, si dhe hani fruta edhe nëse nuk keni etje për ujë.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top